Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 UDHA E LUMTURISË

Të gjesh udhën e lumturisë

Të gjesh udhën e lumturisë

A MENDON SE JE I LUMTUR? Nëse po, çfarë të bën të lumtur? Familja, puna apo besimi fetar? Mbase mezi pret diçka që mund të të bëjë të lumtur, si për shembull, të mbarosh shkollën, të gjesh një punë të mirë ose të blesh një makinë të re.

Shumë veta gëzojnë njëfarë lumturie kur arrijnë ndonjë synim ose kur marrin gjërat që duan. Por, sa zgjat kjo dallgë lumturie? Meqë shpesh është thjesht e përkohshme, çon në zhgënjim.

Lumturia është përkufizuar si gjendje mirëqenieje relativisht e qëndrueshme, që karakterizohet nga ndjenja që shkojnë nga kënaqësia deri në një gëzim të thellë e të madh në jetë, si dhe nga dëshira e natyrshme që kjo gjendje të vazhdojë.

Për më tepër, ngaqë është gjendje mirëqenieje e vazhdueshme, lumturia përshkruhet si një udhëtim e jo si destinacion a synim. Në fakt, të thuash «do të jem i lumtur kur . . . », do të thotë ta shtysh për më vonë lumturinë.

Për ta ilustruar, le ta krahasojmë lumturinë me shëndetin e mirë. Çfarë bëjmë që të kemi shëndet të mirë? Përpiqemi që në udhën e jetës, të zgjedhim me mençuri dietën ushqimore, ushtrimet fizike dhe stilin e jetesës. As lumturia nuk vjen vetvetiu. Ajo arrihet kur ndjekim një udhë të mirë në jetë, pra kur jetojmë në përputhje me parime të mençura.

Cilat parime ose aspekte të jetës karakterizojnë udhën e lumturisë? Edhe pse disa janë më të rëndësishme se të tjerat, këto që renditen më poshtë luajnë një rol kyç.

  • KËNAQËSIA DHE BUJARIA

  • SHËNDETI FIZIK DHE RIMËKËMBJA

  • DASHURIA

  • FALJA

  • NJË QËLLIM NË JETË

  • SHPRESA

Një libër mençurie tejet i vlerësuar thotë: «Lum ata që janë të patëmetë në udhën e tyre!» (Psalmi 119:1) Tani le të shqyrtojmë këtë udhë.