Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | A SJELL NDONJË TË MIRË LUTJA?

A i dëgjon kush lutjet?

A i dëgjon kush lutjet?

Sipas disave, lutjet janë thjesht humbje kohe, nuk i dëgjon askush. Të tjerë janë përpjekur të luten, por mendojnë se nuk kanë marrë përgjigje. Një ateist krijoi një ide si mund të ishte Zoti dhe u lut: «Më jep vetëm një shenjë të vogël.» Por ai tha se Zoti «nuk reagoi fare».

Megjithatë, Bibla na siguron se ka një Perëndi që i dëgjon lutjet. Bibla përmban këtë pohim që iu bë një populli kohë më parë: «Me të dëgjuar klithmën tënde, ai [Zoti] do të të japë hir, po, me ta dëgjuar, ai do të të përgjigjet.» (Isaia 30:19) Një tjetër varg biblik thotë: «Lutja e të drejtëve është kënaqësi për të.»Proverbat 15:8.

Jezui iu lut Atit të tij dhe lutja e tij «u dëgjua».Hebrenjve 5:7

Gjithashtu, Bibla përmban shembuj të njerëzve që u janë dëgjuar lutjet. Një varg thotë se Jezui i bëri «përgjërime . . . Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte» dhe se lutja e tij «u dëgjua». (Hebrenjve 5:7) Shembuj të tjerë gjejmë edhe te Danieli 9:21 dhe 2 Kronikave 7:1.

Po atëherë, pse mendojnë disa se lutjet e tyre nuk marrin përgjigje? Që të dëgjohen, lutjet duhet t’i drejtohen vetëm Perëndisë së Biblës, Jehovait, * dhe askujt tjetër. Zoti kërkon edhe ‘që të lutemi sipas vullnetit të tij’, pra për gjëra që i miraton. Ai na siguron se, po të lutemi sipas vullnetit të tij, «ai na dëgjon». (1 Gjonit 5:14) Pra, që lutjet tona të dëgjohen, duhet të njohim Perëndinë e Biblës e të mësojmë cili është vullneti i tij.

Shumë veta besojnë se lutja nuk është thjesht një rit fetar, por se Zoti i dëgjon vërtet lutjet dhe u përgjigjet atyre. Isaku nga Kenia thotë: «U luta për ndihmë që të kuptoja Biblën. Nuk kaloi shumë dhe dikush m’u afrua e më ndihmoi tamam për këtë.» Hilda që jeton në Filipine donte të linte duhanin. Pasi dështoi shumë herë, burri i sugjeroi: «Pse të mos i lutesh Zotit për ndihmë?» Ajo e ndoqi këshillën dhe tha: «U mrekullova nga ndihma e tij. Ishte sikur humba dëshirën për të pirë duhan. Arrita t’i them jo.»

A do Perëndia të të ndihmojë edhe ty për çështje personale që janë sipas vullnetit të tij?

^ par. 6 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.