A është e mundur një botë pa varfëri?

SI do t’i japë fund varfërisë Zoti?Mateu 6:9, 10.

Çdo vit vdesin miliona veta nga kequshqyerja dhe sëmundjet që vijnë nga varfëria e skajshme. Ndonëse disa vende janë të pasura, pjesa dërrmuese e njerëzimit jeton në varfëri ekstreme. Bibla tregon se varfëria ka qenë problem i vazhdueshëm.Lexo Gjonin 12:8.

Që varfëria të marrë fund, duhet një qeveri botërore. Kjo qeveri duhet të arrijë t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë të mirat e tokës, si edhe t’u japë fund luftërave, që janë ndër shkaqet kryesore të varfërisë. Perëndia ka premtuar një qeveri të tillë botërore.Lexo Danielin 2:44.

Kush mund t’i japë fund varfërisë?

Zoti ka caktuar Birin e tij, Jezuin, që të qeverisë njerëzimin. (Psalmi 2:4-8) Jezui do t’i çlirojë të varfrit dhe do t’i japë fund shtypjes e dhunës.Lexo Psalmin 72:8, 12-14.

Është parathënë se Jezui do të ishte «Princ i Paqes» dhe si i tillë do të sjellë paqe e siguri. Në atë kohë, të gjithë banorët e tokës do të kenë shtëpinë e tyre, punë të kënaqshme dhe ushqim me bollëk.Lexo Isainë 9:6, 7; 65:21-23.