Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Kush është prind i mirë?

Si t’i mësosh fëmijës ta dojë Zotin?

Në një shtëpi ku prindërit e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin krijohet një ambient i shkëlqyer për të rritur fëmijë. (Kolosianëve 3:14, 19) Prindërit e mirë i duan dhe i lavdërojnë fëmijët, pikërisht siç lavdëroi të Birin Perëndia Jehova.Lexo Mateun 3:17.

Ati ynë qiellor i dëgjon shërbëtorët e vet dhe u kushton vëmendje ndjenjave të tyre. E mira është që prindërit të mësojnë nga shembulli i tij dhe t’i dëgjojnë fëmijët. (Jakovi 1:19) Duhet t’u vënë veshin ndjenjave të fëmijëve, madje edhe kur nuk janë dakord me mendimet e tyre.Lexo Numrat 11:11, 15.

Si të rritësh fëmijë të përgjegjshëm?

Si prind të takon të vësh rregulla. (Efesianëve 6:1) Mëso nga shembulli i Perëndisë. Ai e tregon dashurinë për fëmijët e tij duke ua bërë të qarta rregullat, si edhe pasojat nëse nuk i respektojnë ato rregulla. (Zanafilla 3:3) Nuk i detyron të binden, por u mëson si të nxjerrin dobi kur bëjnë atë që është e drejtë.Lexo Isainë 48:18, 19.

Vër synim t’i ndihmosh fëmijët ta duan Zotin. Kështu do të veprojnë me mençuri edhe kur nuk janë me ty. Ashtu si Perëndia na mëson me anë të shembullit, mësoji edhe ti fëmijët me anë të shembullit tënd që ta duan Perëndinë.Lexo Ligjin e përtërirë 6:5-7; Efesianëve 4:32; 5:1.