Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | A ËSHTË AFËR FUNDI?

Shumë do të mbijetojnë kur të vijë fundi—Edhe ti mund të mbijetosh

Shumë do të mbijetojnë kur të vijë fundi—Edhe ti mund të mbijetosh

Bibla na thotë se fundi do të përfshijë edhe shkatërrimin: «Do të ketë një shtrëngim aq të madh, sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani. . . . Në të vërtetë, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte.» (Mateu 24:21, 22) Por, Zoti na premton se mjaft veta do të mbijetojnë: «Bota po kalon, . . . kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:17.

Ç’duhet të bësh nëse do që të mbijetosh e ‘të mbetesh përgjithmonë’ kur të shkatërrohet kjo botë? Mos duhet të grumbullosh gjëra materiale? Aspak! Bibla na nxit fort të vëmë përparësi të tjera. Lexojmë: «Meqë të gjitha këto gjëra do të shpërbëhen, tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor, duke pritur dhe duke e mbajtur gjithnjë në mend praninë e ditës së Jehovait!» (2 Pjetrit 3:10-12) Konteksti tregon se «të gjitha këto gjëra» që do të shpërbëhen, do të jenë elementët qeverisës të kësaj bote të korruptuar dhe të gjithë ata që mbështetin këta e jo Perëndinë. Qartë, edhe po të grumbullonim të mira materiale, nuk do të shpëtonim dot nga shkatërrimi.

Vërtet, mbijetesa jonë përfshin përkushtimin ndaj Perëndisë Jehova dhe njohurinë për llojin e sjelljes e të veprave që e kënaqin atë. (Sofonia 2:3) Në vend që të ndjekim shumicën e të shpërfillim shenjat e qarta se po jetojmë në kohë kaq të rëndësishme, ‘duhet të mbajmë gjithnjë në mendje praninë e ditës së Jehovait’. Dëshmitarët e Jehovait janë gati të të tregojnë nga Bibla se mund të mbijetosh kur të vijë fundi.