Një skulpturë në Madrid, Spanjë, që e paraqet Satana Djallin si engjëll të lig të flakur tej

«U rrita në Salvador. Kur nuk i bindesha mamasë, ajo më thoshte: ‘Do të vijë Djalli të të marrë!’ Unë ia ktheja: ‘Le të vijë!’ Besoja se ekzistonte Zoti, por jo Satanai.»—ROHELIO.

A je dakord me Rohelion e vogël? Cilat nga këto mendime të duken të arsyeshme?

  • Satana Djalli nuk ekziston; është thjesht simbol i së keqes.

  • Satana Djalli ekziston, por s’i interesojnë shumë njerëzit.

  • Satana Djalli është një krijesë e padukshme dhe e fuqishme që ushtron ndikim të madh te njerëzimi.

Secila nga këto pikëpamje ka përkrahjen e mbase miliona vetave. Por, a ka vërtet rëndësi se cila është e saktë? Nëse Satanai nuk ekziston, ata që mendojnë se ekziston, janë mashtruar. Po qe se ekziston, por nuk i interesojnë njerëzit, kot që shumë veta ruhen nga ai ose madje i frikësohen. Ama, nëse Satanai është një manipulues mashtrues, atëherë është më i rrezikshëm nga ç’e mendojnë mjaft njerëz.

Le të shqyrtojmë si u përgjigjen Shkrimet e Shenjta këtyre pyetjeve: çfarë ose kush është Djalli​—simbol i së keqes apo person i padukshëm? Po të jetë person, a përbën rrezik për ty? Nëse po, si mund të mbrohesh?