Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | MBRETËRIA E PERËNDISËÇ’DOBI MUND TË TË SJELLË?

Mbretëria e Perëndisë—Pse ka rëndësi për Jezuin?

Mbretëria e Perëndisë—Pse ka rëndësi për Jezuin?

Gjatë shërbimit në tokë, Jezui foli për shumë tema. Për shembull, ai i mësoi dishepujt si të luteshin, si ta kënaqnin Perëndinë dhe si të gjenin lumturi të vërtetë. (Mateu 6:5-13; Marku 12:17; Luka 11:28) Por tema kryesore për të cilën foli më tepër—ajo që kishte më shumë për zemër—ishte Mbretëria e Perëndisë.Luka 6:45.

Siç u tregua edhe në artikullin e mëparshëm, Jezui e përqendroi jetën ‘në predikimin dhe në shpalljen e lajmit të mirë për mbretërinë’. (Luka 8:1) Ai u dha me gjithë shpirt, duke ecur qindra kilometra kryq e tërthor Izraelit që t’i mësonte njerëzit për Mbretërinë e Perëndisë. Shërbimi i Jezuit është dokumentuar në katër ungjijtë, të cilët i referohen Mbretërisë më tepër se 100 herë. Në shumicën e rasteve e ka përmendur vetë Jezui, dhe prapëseprapë këto duhet të jenë sa maja e një gjilpëre në krahasim me gjithçka që ka thënë për Mbretërinë e Perëndisë.Gjoni 21:25.

Pse kishte kaq shumë rëndësi Mbretëria për Jezuin kur ishte në tokë? Një arsye është se Jezui e dinte se Perëndia e kishte zgjedhur si Sundimtarin e saj. (Isaia 9:6; Luka 22:28-30) Por Jezui nuk e kishte mendjen të merrte pushtet ose lavdi për vete. (Mateu 11:29; Marku 10:17, 18) Ai e shpalli Mbretërinë për arsye më madhore se interesat e tij. Në radhë të parë, Jezui kishte dhe ka interes për Mbretërinë * e Perëndisë për atë që ajo do t’u sjellë personave që ai i do: Atit të tij qiellor dhe dishepujve besnikë.

ÇFARË DO TË BËJË MBRETËRIA PËR ATIN E JEZUIT?

Jezui e ka shumë për zemër Atin e tij qiellor. (Proverbat 8:30; Gjoni 14:31) Ai i admiron cilësitë e Atit të tij, të cilat na bëjnë për vete, siç është dashuria, dhembshuria dhe drejtësia e Tij. (Ligji i përtërirë 32:4; Isaia 49:15; 1 Gjonit 4:8) Prandaj, është e sigurt se Jezui i urren gënjeshtrat që janë përhapur për Atin—gënjeshtra se Perëndia është indiferent ndaj vuajtjeve të njerëzve dhe se Perëndia dëshiron që ne të vuajmë. Kjo është një arsye pse Jezui e shpalli tërë zell «lajmin e mirë për mbretërinë»; ai e dinte se më vonë kjo Mbretëri do t’ia pastronte emrin e mirë Atit të tij. (Mateu 4:23; 6:9, 10) Si do ta bëjë këtë?

Me anë të kësaj Mbretërie, Jehovai do të ndërmarrë veprime drastike, por pozitive, në dobi të familjes njerëzore. «Ai do të fshijë çdo lot» nga sytë e njerëzve besnikë. Jehovai do t’i zhdukë të gjitha shkaqet e këtyre lotëve; duke u siguruar se «nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më». (Zbulesa 21:3, 4) Me anë të Mbretërisë, Perëndia do t’i zhdukë të gjitha vuajtjet e njerëzve. *

 Nuk habitemi pse Jezui mezi priste t’u fliste të tjerëve për Mbretërinë. Ai e dinte se ajo do të shpaloste fuqinë dhe dhembshurinë e madhe të Atit të tij. (Jakovi 5:11) Gjithashtu, Jezui e dinte se Mbretëria do t’u sillte dobi atyre që ai i do: njerëzve besnikë.

ÇFARË DO TË BËJË MBRETËRIA PËR NJERËZIT BESNIKË?

Shumë kohë para se të vinte në tokë, Jezui jetonte në qiell me Atin e tij. Ati e përdori Birin për të krijuar gjithçka—që nga qiejt mbresëlënës me galaktikat dhe yjet e panumërta e deri te planeti ynë i bukur bashkë me jetën që gëlon në të. (Kolosianëve 1:15, 16) Megjithatë, nga çdo gjë tjetër, Jezui ‘kishte për zemër’ njerëzimin.Proverbat 8:31.

Shërbimi i Jezuit karakterizohej nga dashuria për njerëzit. Që në fillim, ai e bëri të qartë se kishte ardhur në tokë që ‘t’u shpallte lajmin e mirë’ nevojtarëve. (Luka 4:18) Por Jezui nuk i ndihmoi të tjerët vetëm me fjalë. Shumë herë ai e tregoi edhe me vepra dashurinë për ta. Për shembull, kur u mblodh një turmë e madhe për ta dëgjuar, Jezui «ndjeu keqardhje për ta dhe i shëroi ata që ishin të sëmurë». (Mateu 14:14) Kur një burrë me një sëmundje ligështuese shprehu besim se Jezui mund ta shëronte po të donte, Jezui u shty nga dashuria të vepronte. Ai e shëroi dhe i tha me dhembshuri: «Dua. Pastrohu.» (Luka 5:12, 13) Kur Jezui pa Marinë, mikeshën e tij, që po vajtonte vdekjen e të vëllait, Lazarit, ai «rënkoi në frymë», «u trazua» dhe «nuk i mbajti dot lotët». (Gjoni 11:32-36) Pastaj Jezui bëri atë që ishte e paimagjinueshme—solli sërish në jetë Lazarin megjithëse kishte katër ditë i vdekur.Gjoni 11:38-44.

Sigurisht, Jezui e dinte se lehtësimi ishte vetëm i përkohshëm. Ai e kuptonte se herët a vonë, të gjithë ata që kishte shëruar, do të sëmureshin sërish dhe të gjithë ata që kishte ringjallur, do të vdisnin prapë. Gjithsesi, Jezui e dinte edhe se Mbretëria e Perëndisë do t’u jepte zgjidhje të përhershme këtyre problemeve. Kjo është arsyeja pse Jezui nuk u mjaftua vetëm duke bërë mrekulli, por edhe shpalli me zell «lajmin e mirë për mbretërinë». (Mateu 9:35) Mrekullitë e tij treguan në një shkallë të vogël se çfarë do të bëjë së shpejti Mbretëria e Perëndisë në një shkallë globale. Shqyrto çfarë premton Bibla për atë kohë.

  •  Nuk do të ketë më probleme shëndetësore.

    «Në atë kohë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhërve. I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre dhe gjuha e memecit do të lëshojë britma hareje.» Gjithashtu, «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»Isaia 33:24; 35:5, 6.

  • Nuk do të ketë më vdekje.

    «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»Psalmi 37:29.

    «Ai do ta përpijë vdekjen përgjithmonë. Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.»Isaia 25:8.

  • Ata që kanë vdekur, do të rikthehen në jetë.

    «Të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.»Gjoni 5:28, 29.

    «Do të ringjallen.»Veprat 24:15.

  • Nuk do të ketë më të papunë dhe të pastrehë.

    «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të ndërtojnë që të banojë një tjetër dhe nuk do të mbjellin që të hajë një tjetër. . . . Të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.»Isaia 65:21, 22.

  •  Nuk do të ketë më luftëra.

    «Ai i pushon luftërat deri në skaj të dheut.»—Psalmi 46:9.

    «Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.»Isaia 2:4.

  • Nuk do të ketë më mungesë ushqimi.

    «Toka do të japë prodhimin e saj. Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»Psalmi 67:6.

    «Në tokë do të ketë drithë me bollëk, edhe në majat e maleve drithi do të vërshojë.»Psalmi 72:16.

  • Nuk do të ketë më varfëri.

    «I varfri nuk do të harrohet përgjithnjë.»Psalmi 9:18.

    «Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë, si dhe të munduarin e këdo që nuk ka kush e ndihmon. Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri, dhe do ta shpëtojë shpirtin e të varfërve.»Psalmi 72:12, 13.

Kur mendon për këto premtime rreth Mbretërisë së Perëndisë, a e kupton pse ajo ka kaq shumë rëndësi për Jezuin? Kur ishte në tokë, ai fliste me zell për Mbretërinë e Perëndisë me këdo që donte të dëgjonte, pasi e dinte se ajo do t’u japë fund të gjitha problemeve që na shkaktojnë vuajtje sot.

A të tërheqin premtimet e Biblës për Mbretërinë? Nëse po, si mund të mësosh më tepër për të? Dhe, çfarë mund të bësh që të jesh i sigurt se do të nxjerrësh dobi nga bekimet e saj? Artikulli i fundit i kësaj serie do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve.

^ par. 5 Ky artikull u referohet ndjenjave të Jezuit duke përdorur kohën e tashme sepse Jezui është gjallë në qiell, dhe që kur është kthyer në qiell, këtë Mbretëri e ka pasur pa dyshim gjithnjë për zemër.Luka 24:51.

^ par. 8 Për të ditur pse Perëndia i ka lejuar për njëfarë kohe vuajtjet e njerëzve, shih kapitullin 11 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet edhe në www.jw.org/sq.