Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A mund të na ndihmojnë engjëjt?

Ashtu siç ndihmuan në të kaluarën Danielin, shërbëtorin besnik të Perëndisë, edhe sot engjëjt i ndihmojnë njerëzit të nxjerrin dobi nga lajmi i mirë

Perëndia Jehova krijoi miliona engjëj shumë kohë para se të krijonte njerëzit. (Jobi 38:4, 7) Engjëjt janë krijesa të padukshme e të fuqishme në qiell që i shërbejnë Perëndisë. Ndonjëherë, Ai i dërgon që të drejtojnë dhe të mbrojnë shërbëtorët e tij në tokë. (Psalmi 91:10, 11) Sot, engjëjt po i ndihmojnë njerëzit të nxjerrin dobi nga lajmi i mirë që predikojnë dishepujt e Jezuit.—Lexo Zbulesën 14:6, 7.

A duhet t’u lutemi engjëjve për ndihmë? Jo. Lutja është një akt adhurimi që i përket vetëm Perëndisë. (Zbulesa 19:10) Meqë engjëjt janë shërbëtorë të Perëndisë, ata ndjekin udhëzimet e tij dhe jo të njerëzve. Prandaj, lutjet gjithmonë duhet t’ia drejtojmë vetëm Perëndisë nëpërmjet Jezuit.—Lexo Psalmin 103:20, 21; Mateun 26:53.

A ka engjëj të këqij?

Ashtu si njerëzit, edhe engjëjt janë krijuar me vullnet të lirë dhe mund të zgjedhin të veprojnë mirë ose keq. Mjerisht, shumë engjëj u rebeluan ndaj Perëndisë. (2 Pjetrit 2:4) I pari ndër ta ishte Satanai; më pas u rebeluan edhe të tjerë që u bënë demonë. Në ditët tona, Satanai dhe demonët e tij janë dëbuar nga qielli dhe janë hedhur në tokë.—Lexo Zbulesën 12:7-9.

Rritja tejet e madhe e ligësisë dhe e dhunës që nga viti 1914 tregon se së shpejti Perëndia nuk do t’i lejojë më Satanain dhe demonët të veprojnë. Më pas, Perëndia do ta rikthejë tokën në kushte parajsore siç kishte ndër mend në fillim.—Lexo Zbulesën 12:12; 21:3, 4.