Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | A INTERESOHET ZOTI PËR TY?

A mendon Zoti për ty?

A mendon Zoti për ty?

«Unë jam i munduar dhe i varfër, por ti, o Jehova, mendon për mua.» *DAVIDI, MBRETI I IZRAELIT, SHEKULLI I 11-TË P.E.S.

«Kombet janë si një pikë uji në një kovë.»​—ISAIA 40:15

Davidi priste që Zoti të mendonte për të. A ishte e arsyeshme kjo? A mendon ai për ty? Shumë veta e kanë tejet të vështirë të besojnë që një Perëndi i plotfuqishëm të interesohet për ta. Pse?

Një arsye është se Zoti është një formë jete shumë më e lartë se jona. Sipas këndvështrimit të tij shumë të lartë, kombe të tëra «janë si një pikë uji në një kovë. Për të ato janë si shtresa e hollë e pluhurit në peshore». (Isaia 40:15) Një shkrimtar i ditëve tona i cili nuk beson te Perëndia, shkoi aq larg sa nxori përfundimin se «është shenjë arrogance të besosh se ekziston një qenie hyjnore që interesohet personalisht dhe menjëherë për gjërat që bën ti».

Nga ana tjetër, disa mendojnë se nuk janë të denjë të kenë vëmendjen e Perëndisë, për shkak të sjelljes së tyre. Për shembull, një mesoburrë që quhet Xhim, tregon: «Lutesha vazhdimisht për paqe dhe vetëkontroll, por herët a vonë, prapë zemërohesha. Në fund, arrita në përfundimin se isha i lig gjer në palcë dhe se Perëndia nuk mund të më ndihmonte.»

A është Zoti aq larg nga ne njerëzit, sa të mos na vërë re? Çfarë mendon vërtet ai për krijesat e tij të papërsosura? Pa ndonjë zbulesë hyjnore, asnjë njeri nuk mund të flasë siç duhet për Perëndinë dhe t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Gjithsesi, Bibla, mesazhi që ka frymëzuar Perëndia për njerëzimin, na siguron se ai nuk është një Perëndi i ftohtë që nuk merakoset fare për njerëzit. «Ai nuk është larg nga secili prej nesh»,—thotë Bibla. (Veprat 17:27) Në katër artikujt vijues do të shqyrtojmë çfarë na thotë Perëndia për interesin që tregon ndaj individëve dhe si e ka treguar për njerëz si ti.

^ par. 3 Psalmi 40:17; Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.