A e ke zakon të lutesh? Shumë veta po, madje edhe disa ateistë. Pse luten njerëzit? Sipas një sondazhi në Francë, gjysma e francezëve luten ose ndonjëherë meditojnë «thjesht që të ndihen më mirë». Ashtu si shumë evropianë, ata nuk luten për të adhuruar Perëndinë. Përkundrazi, kërkojnë të provojnë «efektet qetësuese të lutjes». Nga ana tjetër, disa besimtarë i drejtohen Perëndisë vetëm kur janë në hall, duke pritur përgjigje të menjëhershme për kërkesat e tyre.—Isaia 26:16.

Po ti, çfarë mendon? A është lutja thjesht një mënyrë për të kthjelluar mendjen? Nëse beson te Perëndia, a i vëren efektet e lutjes në jetën tënde? Apo të duket se lutjet e tua nuk marrin përgjigje? Bibla mund të të ndihmojë ta shohësh lutjen jo si një terapi që të bën të ndihesh mirë, por si një mjet të çmuar për t’iu afruar Perëndisë.