Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A mund t’i besosh fesë në lidhje me moralin?

A mund t’i besosh fesë në lidhje me moralin?

«Shumë veta që kisha në kolegj thoshin se ishin fetarë,—tregon Silvia, që punon në fushën e shëndetësisë.—Megjithatë, kopjonin në provime dhe merrnin drogë. Feja nuk ndikonte fare në jetën e tyre.»

Një burrë me emrin Lajonel, thotë: «Kolegët e mi gënjejnë dhe thonë në telefon se janë sëmurë, kur në të vërtetë nuk janë. Feja është diçka që e kanë, por nuk e përdorin, tamam si një orendi që e mbajnë sa për t’u dukur.»

Feja nuk ka ndikim të fortë në moralin e shumë njerëzve. Sot, mjaft veta kanë «një formë të përkushtimit hyjnor», por «nuk ndikohen nga fuqia e tij». (2 Timoteut 3:5) Udhëheqësit e tyre fetarë nuk kanë lënë shembullin e duhur dhe as kleri nuk u ka dhënë besimtarëve këshillat e nevojshme nga Shkrimet për të bërë jetë me moral të lartë. Nuk habitemi pse shumë veta besojnë se Perëndisë nuk i intereson jeta që bëjmë.

ÇFARË MËSON BIBLA?

Bibla tregon se Perëndia ka ndjenja dhe se sjellja jonë i intereson jashtë mase. Perëndia ‘u lëndua’ kur izraelitët e lashtësisë u rebeluan kundër tij. (Psalmi 78:40) Megjithatë, ka shumë ‘gëzim në qiell’ kur dikush ndryshon vërtet sjelljen e gabuar. (Luka 15:7) Kur dikush çmon cilësitë e mrekullueshme të Atit tonë qiellor, dashuria e tij për Perëndinë rritet dhe motivohet të dojë atë që Perëndia do dhe të urrejë atë që ai urren.—Amosi 5:15.

SI JANË DËSHMITARËT E JEHOVAIT NË KËTË DREJTIM?

Dëshmitarët e Jehovait «ndihmojnë që lidhjet familjare të jenë të forta dhe i mësojnë njerëzit të bëhen shtetas të dobishëm e të ndershëm»,—thotë gazeta Deseret News e Solt-Lejk-Sitit, në Jutë të SHBA-së. Më tej, ajo shton: «Anëtarët i përmbahen një kodi të fortë moral. Ata besojnë se pirja e duhanit, teprimi në të pirë, abuzimi me drogën, bixhozi, shthurja seksuale dhe homoseksualizmi dëmtojnë marrëdhënien me Perëndinë.»

A i kanë ndihmuar udhëheqësit fetarë besimtarët të ndjekin normat morale të Perëndisë?

Si nxjerrin dobi Dëshmitarët kur njohin personalitetin e Perëndisë? «Mashtrimi është i zakonshëm në fushën e shëndetësisë,—thotë Silvia, e përmendur më sipër.—Është kollaj të bësh edhe ti si ata. Por, kur e kuptoj si ndihet Jehovai * për këtë, kjo më ndihmon të bëj atë që është e drejtë. Jam e lumtur dhe kam paqe të brendshme.» Silvia është e bindur se bën jetë më të mirë ngaqë jeton sipas bindjeve të saj fetare.

^ par. 9 Jehova është emri i Perëndisë, siç tregohet në Bibël.