Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 AFROJUNI PERËNDISË

Jehovai «nuk është i anshëm»

Jehovai «nuk është i anshëm»

A ke qenë ndonjëherë viktimë e diskriminimit? A të është mohuar ndonjëherë një kërkesë, një shërbim ose a të kanë trajtuar me përçmim për shkak të ngjyrës së lëkurës, të prejardhjes etnike ose të pozitës shoqërore? Nëse po, nuk je i vetmi. Gjithsesi, lajmi i mirë është: megjithëse shkelje të tilla dinjiteti janë më se të zakonshme mes njerëzve, Perëndia nuk do të na trajtojë kurrë kështu. «Perëndia nuk është i anshëm»,—tha me bindje të plotë Pjetri, një apostull i krishterë.—Lexo Veprat 10:34, 35.

Pjetri i tha këto fjalë në rrethana të pazakonta, në shtëpinë e një johebreu me emrin Kornel. Pjetri ishte jude që nga lindja dhe në ato kohë judenjtë i konsideronin johebrenjtë të papastër dhe si të tillë nuk pranonin të shoqëroheshin me ta në asnjë rrethanë. Po atëherë pse kishte shkuar Pjetri në shtëpinë e Kornelit? E thënë thjesht, sepse Perëndia Jehova e kishte organizuar këtë takim. Ai i kishte thënë në një vegim Pjetrit: «Mos i quaj më të ndotura gjërat që Perëndia i ka pastruar.» Pjetri nuk e dinte, por një ditë më parë edhe Korneli kishte parë një vegim ku një engjëll i kishte thënë të thërriste Pjetrin. (Veprat 10:1-15) Kur Pjetri kuptoi se pas kësaj çështjeje qëndronte Jehovai, nuk mund të rrinte pa folur.

Ai tha: «Tani e kuptoj fare qartë se Perëndia nuk është i anshëm.» (Veprat 10:34) Fjala greke që është përkthyer «i anshëm», fjalë për fjalë do të thotë «ai që pranon fytyrën». (The Kingdom Interlinear Translation of the Greek Scriptures) Në lidhje me këtë fjalë, një studiues shpjegoi: «Ajo i referohet një gjykatësi që sheh fytyrën e dikujt dhe jep vendimin, jo në bazë të provave, por në bazë të pëlqimit ose mospëlqimit personal.» Perëndia nuk favorizon një njeri më tepër se një tjetër për shkak të racës, kombësisë, pozitës shoqërore ose ndonjë faktori tjetër të jashtëm.

Përkundrazi, Jehovai sheh çfarë kemi në zemër. (1 Samuelit 16:7; Proverbat 21:2) Më pas, Pjetri tha: «Në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:35) T’i frikësohesh Perëndisë do të thotë ta respektosh, ta nderosh dhe të kesh besim tek ai, duke shmangur çdo gjë që i ngjall pakënaqësi. Të veprosh me drejtësi do të thotë të bësh me gatishmëri atë që është e drejtë në sytë e tij. Jehovai kënaqet me atë që ka një zemër plot frikë përnderuese që e shtyn të bëjë atë që është e drejtë.—Ligji i përtërirë 10:12, 13.

Kur Jehovai sheh nga qielli, sheh vetëm një racë: racën njerëzore

Nëse të kanë diskriminuar ose paragjykuar ndonjëherë, mund të marrësh zemër nga fjalët që tha Pjetri për Perëndinë. Jehovai po tërheq drejt adhurimit të vërtetë njerëz nga të gjitha kombet. (Gjoni 6:44; Veprat 17:26, 27) Ai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të adhuruesve të tij pavarësisht nga raca, kombësia ose pozita shoqërore. (1 Mbretërve 8:41-43) Mund të jemi të sigurt se, kur Jehovai sheh nga qielli, sheh vetëm një racë: racën njerëzore. A nuk të shtyn kjo të mësosh më tepër për këtë Perëndi të paanshëm?

Sugjerim për leximin e Biblës në qershor

Gjoni 17-21Veprat 1-10