Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSOJI FËMIJËT

Ç’mund të mësojmë nga një kriminel?

Ç’mund të mësojmë nga një kriminel?

Krimineli nga i cili mund të mësojmë, është ai që po flet me Jezuin në këtë figurë. Është penduar për krimet e tij dhe i kërkon Jezuit: «Më kujto kur të hysh në mbretërinë tënde.» Siç mund ta shohësh në figurë, Jezui po i thotë diçka këtij krimineli. A e di çfarë po i thotë? . . . * Ai po i premton: «Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.»

Si mendon se do të jetë kjo Parajsë? . . . Që të jemi të sigurt për përgjigjen e saktë, le të flasim për Parajsën që bëri Perëndia për burrin dhe gruan e parë, Adamin dhe Evën. Ku ishte Parajsa? Ishte në qiell apo në tokë? . . .

Ke të drejtë nëse thua se ishte në tokë. Kështu, kur e mendojmë kriminelin «në Parajsë», duhet ta përfytyrojmë duke jetuar në tokë kur ajo të bëhet një parajsë. Si do të jetë kjo Parajsë? . . . Le ta shohim.

Pasi Perëndia Jehova krijoi çiftin e parë njerëzor, Adamin dhe Evën, Bibla thotë se ai i vendosi në një parajsë këtu në tokë. Ajo u quajt «një kopsht në Eden». A e përfytyron dot sa i bukur duhet të ketë qenë ky «kopsht në Eden»? . . . Sigurisht, asnjë prej nesh nuk ka parë vend më të këndshëm dhe më të bukur për të jetuar!

Si mendon? A do të jetë Jezui këtu në tokë me kriminelin që u pendua për mëkatet? . . . Jo, Jezui do të jetë në qiell duke sunduar si mbret mbi tokën parajsore. Pra, Jezui do të jetë me kriminelin në kuptimin që do ta ngrejë nga të vdekurit dhe do të sigurohet që të ketë kujdesin e duhur në Parajsën në tokë. Por, pse Jezui do të lejojë një burrë që ishte kriminel, të jetojë në Parajsë? . . . Le të flasim për këtë.

 Është e vërtetë se ky kriminel bëri shumë gjëra të këqija. Por, kështu kanë bërë edhe miliarda të tjerë që kanë jetuar në tokë. Gjithsesi, shumica prej tyre bënë gjëra të këqija sepse kurrë nuk kishin mësuar për Jehovain dhe kërkesat e tij.

Kështu, në Parajsën këtu në tokë do të ringjallen edhe persona të tillë, si krimineli me të cilin Jezui foli në shtyllë. Ata do të mësojnë vullnetin e Perëndisë. Pastaj mund ta tregojnë se e duan Jehovain.

A e di si mund ta tregojnë këtë? . . . Duke bërë atë që u kërkon Perëndia. Çfarë mrekullie të jetosh në atë Parajsë dhe të jesh gjithmonë me njerëz që e duan Jehovain dhe njëri-tjetrin!

^ par. 3 Nëse po lexon bashkë me fëmijën, tri pikat shërbejnë për të të kujtuar që të ndalosh pak e ta nxitësh fëmijën që të shprehet.