A mund ta kuptojmë Biblën?

Bibla është Fjala e Perëndisë. Është si një letër nga një atë i dashur. (2 Timoteut 3:16) Në Bibël, Perëndia shpjegon si mund ta kënaqim, pse e lejon ligësinë dhe çfarë do të bëjë për njerëzimin në të ardhmen. Por mësuesit fetarë i kanë shtrembëruar mësimet e Biblës dhe, si pasojë, shumë veta mendojnë se kurrë s’do të arrijnë ta kuptojnë Biblën.—Veprat 20:29, 30.

Perëndia Jehova dëshiron ta dimë të vërtetën për të. Prandaj, na ka dhënë një libër që mund ta kuptojmë.—Lexo 1 Timoteut 2:3, 4.

Si mund ta kuptosh Biblën?

Përveçse na ka dhënë Biblën, Jehovai na siguron edhe ndihmë për ta kuptuar. Ai dërgoi Jezuin që të na mësonte. (Luka 4:16-21) Jezui i ndihmoi dëgjuesit që t’i kuptonin Shkrimet, duke cituar vargje njëri pas tjetrit.—Lexo Lukën 24:27, 32, 45.

Jezui themeloi kongregacionin e krishterë që vepra e nisur nga ai, të vazhdonte. (Mateu 28:19, 20) Sot, dishepujt e vërtetë të Jezuit i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë çfarë mëson Bibla për Perëndinë. Nëse dëshiron ta kuptosh Biblën, Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmojnë me kënaqësi.—Lexo Veprat 8:30, 31.