Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Nga erdhi Djalli?

Djallin nuk e krijoi Perëndia. Përkundrazi, Perëndia krijoi engjëllin që më vonë u bë Djall, i njohur edhe si Satana. Jezui la të kuptohej se njëherë e një kohë, Djalli ishte i besueshëm dhe i pafaj. Pra, në fillim Djalli ishte një nga bijtë e drejtë engjëllorë të Perëndisë.—Lexo Gjonin 8:44.

Si mund të bëhej Djall një engjëll?

Engjëlli që u bë Djall zgjodhi të kundërshtonte Perëndinë dhe e nxiti çiftin e parë njerëzor të vepronte po njësoj. Kështu, e bëri veten Djall, që do të thotë «Shpifës», dhe Satana, që do të thotë «Kundërshtar».—Lexo Zanafillën 3:1-5; Zbulesën 12:9.

Ashtu si krijesat e tjera me intelekt që kishte krijuar Perëndia, engjëlli që u bë Djall ishte i lirë të zgjidhte mes së mirës dhe së keqes, por zhvilloi dëshirën që ta adhuronin. Dëshira për të marrë lavdi ishte më e fortë se dëshira për të kënaqur Perëndinë.—Lexo Mateun 4:8, 9; Jakovin 1:13, 14.

Si ka vazhduar Djalli të ndikojë te njerëzit? A duhet të kesh frikë nga ai? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjesh në Bibël.