Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

‘Paqe për njerëzit që kanë miratimin e tij’

‘Paqe për njerëzit që kanë miratimin e tij’

«Lavdi Perëndisë atje lart në qiell dhe paqe në tokë për njerëzit që kanë miratimin e tij.»—LUKA 2:14.

Një arsye pse disa i festojnë Krishtlindjet.

Çdo vit, papa dhe udhëheqës të tjerë fetarë predikojnë mesazhe paqeje, me shpresë se periudha e Krishtlindjeve do të përmbushë këtë shpallje të engjëjve: «Paqe në tokë për njerëzit që kanë miratimin e tij.» Disa bëjnë pelegrinazhe të veçanta për të kremtuar.

Pse është e vështirë të arrihet kjo?

Paqja gjatë Krishtlindjeve është veçse e përkohshme. Për shembull, në dhjetor të vitit 1914, kur Evropën e gllabëroi Lufta I Botërore, ushtarë britanikë e gjermanë dolën nga llogoret dhe festuan Krishtlindjet së bashku. Ata ndanë me njëri-tjetrin ushqim, pije dhe cigare. Madje luajtën edhe futboll. Gjithsesi, armëpushimi nuk zgjati shumë. Në një letër nga fronti, një ushtar britanik shkroi çfarë i kishte thënë një ushtar gjerman: «Sot kemi paqe. Nesër ti do të luftosh për vendin tënd, unë do të luftoj për timin.»

Cilat parime biblike mund të na ndihmojnë?

«Na ka lindur një fëmijë. . . . Ai do të thirret . . . Princ i Paqes. Sundimi i tij i madh princëror dhe paqja nuk do të kenë fund.» (Isaia 9:6, 7) A nuk na jep zemër kjo profeci për Jezu Krishtin? Jezui nuk lindi në tokë që të sillte paqe vetëm një ditë në vit. Si Sundimtar qiellor, ai do të sjellë paqe të vërtetë që nuk do të ketë fund.

«Nëpërmjet meje [Jezuit] të keni paqe. Në botë keni shtrëngim, por merrni zemër! Unë e munda botën.» (Gjoni 16:33) Edhe sot, Jezui i ndihmon dishepujt e tij të kenë paqe mes tyre. Është e vërtetë se të krishterët hasin shtrëngim, por falë Biblës, ata e kuptojnë pse ka vuajtje dhe si do të sjellë paqe të qëndrueshme Jezui. Prandaj, kanë paqe mendore.

Duke zbatuar fjalët e Jezuit, Dëshmitarët e Jehovait gëzojnë një paqe të tillë—pavarësisht nga kombësia, ngjyra e lëkurës, etnia ose gjuha. Do ta vëresh vetë këtë, nëse ndjek një mbledhje në Sallën e tyre të Mbretërisë. Mbase edhe ti, si shumë të tjerë, do të jesh dakord se kjo paqe është më e mirë se çdo paqe tjetër që mund të ofrojnë Krishtlindjet.

Dëshmitarët e Jehovait i ka bashkuar paqja mes tyre, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës ose gjuha. Ndiq një mbledhje në Sallën e Mbretërisë dhe vëreje vetë këtë.