Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ata gjetën diçka më të mirë

Ata gjetën diçka më të mirë

MILIONA të krishterë zgjedhin të mos i festojnë Krishtlindjet. Si ndihen për këtë? A u duket sikur u mungon diçka? A ndihen të privuar fëmijët e tyre? Shqyrto çfarë thonë për këtë disa Dëshmitarë të Jehovait përreth botës.

Eva

Të kujtojmë Jezu Krishtin: «Para se të bëhesha Dëshmitare e Jehovait, rrallë shkoja në kishë. Nëse shkoja, ndodhte vetëm për Krishtlindje ose Pashkë. Prapëseprapë, as atëherë nuk është se mendoja për Jezu Krishtin. Tani nuk i festoj më Krishtlindjet, por ndjek mbledhjet e krishtere dy herë në javë, e madje u mësoj të tjerëve çfarë thotë Bibla për Jezuin.»​—EVA, AUSTRALI.

Rubeni

Të provojmë gëzim kur japim: «Më entuziazmojnë dhuratat atëherë kur nuk i pres. Më pëlqejnë shumë surprizat! Gjithashtu, më pëlqen të shkruaj kartolina e të pikturoj për të tjerët, sepse kjo i bën disi më të lumtur. Edhe unë jam më i lumtur.»​—RUBENI, IRLANDA E VERIUT.

Emilia

Të ndihmojmë nevojtarët: «Kënaqemi kur gatuajmë për të sëmurët. Ndonjëherë u çojmë lule, ëmbëlsirë ose një dhuratë të vogël për t’i gëzuar. Kjo na kënaq sepse kështu mund t’i takojmë këta persona në çdo kohë të vitit.»​—EMILIA, AUSTRALI.

Uendi

Të kalojmë kohë me familjen: «Kur mblidhemi si familje, fëmijët tanë njihen me xhaxhallarët, dajat, hallat, tezet, gjyshërit e kushërinjtë në një atmosferë të rehatshme. Meqë nuk kufizohemi vetëm për raste festash, nuk ndihemi nën presion dhe familjarët e dinë se i vizitojmë ngaqë i duam.»​—UENDI, ISHUJT KAJMAN.

Sandra

Paqja: «Gjatë Krishtlindjeve duket se ka kaq shumë për të bërë, sa pak njerëz mendojnë për paqen. Kam mësuar ç’premton Bibla për njerëzit, prandaj jam e qetë. E kuptoj se fëmijët e mi do të gëzojnë një të ardhme të lumtur.»​—SANDRA, SPANJË.