Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

  Mëso nga Fjala e Perëndisë

A do të vendosë Perëndia një qeveri botërore?

A do të vendosë Perëndia një qeveri botërore?

Ky artikull shqyrton pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Pse ka nevojë njerëzimi për një qeveri botërore?

Sot njerëzimi has shpesh të njëjtat probleme në të gjithë botën. Në disa kombe, shumica e njerëzve janë të varfër e të shtypur. Në kombe të tjera, mjaft veta duket se kanë më tepër nga ç’u nevojitet. Vetëm një administrim global mund t’i shpërndajë të mirat e tokës me drejtësi.​—Lexo Eklisiastiun 4:1; 8:9.

2. Kujt mund t’i besohet një qeveri botërore?

Ideja e një sundimtari botëror nuk pranohet nga të gjithë, sepse asnjë burrë a grua s’e bën dot mirë këtë punë. Asnjë njeri s’mund të ketë pëlqimin e të gjithëve. Përveç kësaj, kush është ai që nuk korruptohet nga pushteti? Mendimi se një tiran i vetëm mund të qeverisë gjithë njerëzimin, është i tmerrshëm.​—Lexo Proverbat 29:2; Jereminë 10:23.

Perëndia Jehova ka zgjedhur Birin e tij, Jezuin, që të sundojë përgjithmonë njerëzimin. (Luka 1:32, 33) Jezui ka përvojë në lidhje me jetën në tokë. Kur ishte këtu, shëroi të sëmurët, mësoi të butët dhe kaloi kohë me fëmijët. (Marku 1:40-42; 6:34; 10:13-16) Prandaj Jezui është Sundimtari ideal.​—Lexo Gjonin 1:14.

 3. A është vërtet e mundur një qeveri botërore?

Perëndia ka caktuar Birin e tij që të sundojë tokën nga qielli. (Danieli 7:13, 14) Ashtu si një sundimtar njerëzor s’ka pse të jetë i pranishëm në çdo qytet që sundon, as Jezui s’ka pse të jetë i pranishëm fizikisht në tokë që të sundojë njerëzimin.​—Lexo Mateun 8:5-9, 13.

A do ta pranojnë të gjithë Jezuin si Sundimtar? Jo. Do ta pranojnë vetëm ata që duan të mirën. Jehovai do ta pastrojë tokën nga njerëzit që e hedhin poshtë Sundimtarin e dashur e të drejtë që ka caktuar.​—Lexo Mateun 25:31-33, 46.

4. Çfarë do të bëjë Sundimtari i botës?

Ashtu si bariu mbledh delet e tij, edhe Jezui tashmë po i mbledh të butët nga të gjitha kombet dhe po u mëson udhët e dashura të Perëndisë. (Gjoni 10:16; 13:34) Këta njerëz bëhen përkrahës të zellshëm të Jezuit dhe të pozitës së tij si mbret. (Psalmi 72:8; Mateu 4:19, 20) Në mbarë botën, nënshtetasit besnikë të Jezuit po shpallin njëzëri se Jezui është bërë Mbret.​—Lexo Mateun 24:14.

Së shpejti Jezui do të veprojë me autoritet që ta çlirojë njerëzimin nga qeveritë e korruptuara. Ai ka zgjedhur disa nga dishepujt e tij besnikë që të sundojnë tokën si mbretër me të në qiell. (Danieli 2:44; 7:27) Mbretëria e Jezuit do ta mbushë tokën me njohurinë e Jehovait dhe do të vendosë parajsën e humbur në fillim të historisë njerëzore.​—Lexo Isainë 11:3, 9; Mateun 19:28.