Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A e dini?

A e dini?

Ç’lloj pene e boje përdoreshin në kohët biblike?

Pena kallami nga Egjipti, rreth shekullit të parë të e.s.

Apostulli Gjon shkroi tri letra që përfshihen në Bibël. Në fund të letrës së tretë ai thotë: «Kisha shumë gjëra për të të shkruar, mirëpo nuk dëshiroj të vazhdoj t’i shkruaj me bojë e penë.» Një përkthim fjalë për fjalë i asaj që shkroi Gjoni në greqishten e atëhershme, tregon se ai s’donte të vazhdonte të shkruante me «të zezë [bojë] dhe kallam».​—3 Gjonit 13, The Kingdom Interlinear Translation of the Greek Scripture.

Pena që përdorte skribi ishte një copë kallami i fortë. Pritej tërthoras në njërën anë dhe mprehej mirë në majë. Një skrib mund ta mprehte sërish majën me një gur shtufi. Kallami ngjante tepër me një stilograf të sotëm me majë metalike dhe funksiononte si i tillë.

Kryesisht, boja ose «e zeza», ishte një përzierje bloze ose zgjyre dhe rrëshire të butë që shërbente si ngjitës. Boja shitej e thatë dhe, para se të përdorej, duhej të përzihej me ujë deri sa të arrinte trashësinë e duhur. Kur përdorej, kjo bojë thjesht thahej në sipërfaqen e papirusit a të pergamenës pa depërtuar në të. Prandaj, një shkrimtar mund të korrigjonte pa problem ndonjë gabim me një sfungjer të lagur, që duhet të ketë qenë edhe pjesë e pajisjeve tipike të skribit. Kjo hollësi për bojën e lashtësisë shpjegon ç’mund të kenë menduar shkrimtarët biblikë kur folën për fshirjen e emrave nga libri i jetës i Perëndisë.​—Dalja 32:32, 33; Zbulesa 3:5.

Ç’lloj tendash bënte apostulli Pavël?

Vegla qepjeje, shekulli i parë ose i dytë i e.s.

Te Veprat 18:3 thuhet se apostulli Pavël kishte zanatin e tendabërësit. Në kohët biblike tendabërësit endnin lesh deveje ose dhie që të bënin copa pëlhure. Më pas i qepnin këto copa me njëra-tjetrën që të bënin tenda për udhëtarët. Gjithsesi, mjaft tenda të asaj periudhe bëheshin prej lëkure. Të tjera bëheshin prej liri, i cili prodhohej në Tars, në qytetin ku lindi Pavli. Ndoshta Pavli ka punuar me ndonjë ose me të gjitha këto materiale. Por, kur punonte me Akuilën, ai mund të ketë bërë tenda dielli prej liri që përdoreshin për të mbuluar verandën e shtëpive private.

Ka mundësi që Pavli ta ketë mësuar këtë zanat në rini. Dëshmi nga papiruset egjiptiane tregojnë se, gjatë periudhës së sundimit romak, çirakët në Egjipt fillonin të mësonin një zanat rreth moshës 13-vjeçare. Nëse Pavli e ka nisur zanatin në këtë moshë, i bie që 15 ose 16-vjeç të ketë zotëruar artin e prerjes së materialit në përmasën e në formën e duhur dhe, më pas, të qepjes me fëndyej të ndryshëm, si edhe teknikat e qepjes. Një libër (The Social Context of Paul’s Ministry) thotë: «Në fund të stërvitjes si çirak, Pavlit mund t’i kenë dhënë mjetet personale të punës.» I njëjti libër thotë: «Zanati i bërjes së tendave mund të ushtrohej kudo, pasi thikat e fëndyejt e domosdoshëm mund t’i merrje me vete.» Me këtë zanat Pavli mund të mbante ekonomikisht veten si misionar udhëtues.