Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Profecitë​—Dokumentim i përsosur

Profecitë​—Dokumentim i përsosur

 Profecitë​—Dokumentim i përsosur

«Nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju tha Jehovai, Perëndia juaj.»​—JOSIU 23:14.

PSE ËSHTË NDRYSHE BIBLA? Dihet gjerësisht se orakujt e lashtësisë bënin parashikime të mjegullta e jo të besueshme. E njëjta gjë ndodh me horoskopët e kohës sonë. Futurologjia, duke u bazuar në ngjarjet e tanishme, studion si mund të jetë e ardhmja dhe rrallë përpiqet të parashikojë ngjarje specifike që do të ndodhin shekuj më vonë. Në kontrast me këto, profecitë biblike janë të hollësishme e plotësohen gjithnjë, edhe nëse thonë ‘që prej shumë kohësh gjëra që ende nuk kanë ndodhur’.​—Isaia 46:10.

NJË SHEMBULL: Në shekullin e gjashtë p.e.s., profeti Daniel pa një vegim që paratha se Medo-Persia do të mposhtej me të shpejtë nga Greqia. Gjithashtu paratha se, sapo mbreti fitimtar i Greqisë ‘të bëhej i fuqishëm’, mbretëria e tij do të ‘thyhej’. Kush do ta zëvendësonte? Danieli shkroi: «Nga kombi i tij do të dalin katër mbretëri, por që nuk do të kenë fuqinë e tij.»​—Danieli 8:5-8, 20-22.

Ç’THONË HISTORIANËT? Më se 200 vjet pas kohës së Danielit, Aleksandri i Madh u bë mbret i Greqisë. Brenda dhjetë vjetëve, Aleksandri mundi Perandorinë Medo-Perse dhe e shtriu sundimin grek deri në lumin Ind (në Pakistanin e sotëm). Por vdiq papritur në moshën 32-vjeçare. Në fund, një betejë afër Ipsusit në Azinë e Vogël çoi në shpërbërjen e perandorisë së tij. Me kalimin e kohës, katër fitimtarët e asaj beteje e ndanë mes tyre Perandorinë Greke. Gjithsesi, asnjë prej tyre s’u bë aq i fuqishëm sa Aleksandri.

SI MENDON? A ka ndonjë libër tjetër që pretendon se profecitë e tij janë përmbushur gjithnjë? Apo Bibla është unike?

[Diçitura në faqen 4]

«Profecitë biblike janë . . . kaq të shumta, sa është thuajse e pamundur të përmbushen rastësisht.»​—LIBRI NJË AVOKAT SHQYRTON BIBLËN (ANGLISHT) NGA IRVIN LINTONI

[Burimi i figurës në faqen 4]

© Robert Harding Picture Library/​SuperStock