Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A ka rëndësi përgjigjja?

A ka rëndësi përgjigjja?

 A ka rëndësi përgjigjja?

«Isha 10 vjeçe kur nisa të shoqërohesha me djem. Në fillim, thjesht kapeshim për dore dhe putheshim. Por shpejt nisëm të preknim pjesët intime të njëri-tjetrit dhe të eksperimentonim ‘lodra seksuale’ gjithnjë e më intime. Në moshën 15-vjeçare nisa punë dhe aty burrat më afroheshin dhe donin vetëm të bënin seks me mua. Doja të isha aventuriere dhe të bëja çdo gjë që bënin edhe kolegët. Dëshiroja që të tjerët të më pranonin, dhe kjo çoi në më shumë eksperimente seksuale.»​—SARA, * AUSTRALI.

A DO të habiteshe po të mësoje se Sara ishte rritur në një familje të devotshme fetare? Prindërit u përpoqën ta edukonin sipas normave morale të Biblës. Mirëpo Sara zgjodhi një rrugë tjetër.

Shumë do të pajtoheshin me zgjedhjen e Sarës. Ata mendojnë se pikëpamja e Biblës për seksin është fare demodé. Të tjerë nuk e kanë problem të thonë se janë njerëz shumë fetarë e njëherazi të kenë një jetë seksuale tolerante.

A ka rëndësi t’i njohësh normat e Biblës për seksin dhe të jetosh sipas tyre? Bibla pohon se ajo ‘është e frymëzuar nga Perëndia dhe e dobishme për të mësuar’. (2 Timoteut 3:16) Nëse beson se njerëzit i ka krijuar Perëndia dhe se Bibla është Fjala e tij e frymëzuar, atëherë ia vlen të dish se çfarë thotë ajo për këtë argument.

Mjerisht, shumë i kanë idetë rrëmujë në lidhje me normat e Biblës për seksin. Udhëheqësit fetarë që pohojnë se e respektojnë Biblën mbështetin ide kontradiktore. Në fakt, kjo temë ka përçarë shumë fe kryesore.

Pse të mos ndalesh pak e ta shqyrtosh vetë këtë argument, në vend që të besosh verbërisht atë që thonë të tjerët? Artikulli tjetër shqyrton 10 nga pyetjet më të shpeshta që bëhen për pikëpamjen e Biblës rreth seksit. Në të do të gjesh përgjigje të drejtpërdrejta që bazohen në mësimet e vërteta të Biblës. Artikulli i fundit i kësaj serie do të tregojë pse kanë rëndësi zgjedhjet që bëjmë.

[Shënimi]

^ par. 2 Emri është ndryshuar.