Për të rinjtë

Çlirohen nga një furrë e zjarrtë

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Shadraku, Meshaku, Abednegoja dhe Nabukodonosori.

Përmbledhje: Vihet në sprovë besimi i tre të rinjve hebrenj.

1 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO DANIELIN 3:1-30.

Përshkruaj tingujt që «dëgjove» kur lexove vargjet 3-7.

․․․․․

Përshkruaj si e imagjinon pamjen e furrës së zjarrtë.

․․․․․

Ç’ndjenja dallon në zërin e Nabukodonosorit teksa urdhëron që furra të nxehet shtatë herë më shumë se zakonisht? (Lexo përsëri vargjet 19 dhe 20.)

․․․․․

Përshkruaj si e imagjinon pamjen e burrit të katërt në furrë. (Lexo përsëri vargjet 24 dhe 25.)

․․․․․

Cilat cilësi vëren te Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja ndërsa i drejtohen Nabukodonosorit në vargjet 16-18?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej sa është një kut dhe pastaj llogarit përmasat e shëmbëlltyrës që kishte ngritur Nabukodonosori. (Lexo përsëri vargun 1.)

․․․․․

Kur krahason vargjet 19 dhe 20 me vargjet 28 dhe 29, ç’lloj njeriu duket Nabukodonosori?

․․․․․

 3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Respektin që duhet t’u tregojmë njerëzve me autoritet.

․․․․․

Rëndësinë që të mbrosh besimin.

․․․․․

Mbështetjen e Jehovait në kohë sprovash.

․․․․․

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Në ç’rrethana ka të ngjarë të sprovohet besimi yt? ․․․․․

Si do të të ndihmojë tregimi i Shadrakut, Meshakut dhe i Abednegos të qëndrosh besnik?

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org