Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jezui: Pse vdiq?

Jezui: Pse vdiq?

«Biri i njeriut . . . erdhi të japë shpirtin [ose jetën] e vet si shpërblesë për shumë njerëz.»MARKU 10:45.

JEZUI e dinte çfarë priste. E kuptonte se nuk do të jetonte në paqe. Përkundrazi, ishte i vetëdijshëm se jeta do t’i këputej tragjikisht kur do të ishte rreth 30 vjeç dhe ishte plotësisht i përgatitur ta përballonte vdekjen.

Bibla i jep rëndësi të madhe vdekjes së Jezuit. Një vepër referimi thotë se vdekja e Jezuit përmendet drejtpërdrejt 175 herë në Shkrimet e Krishtere Greke ose në Dhiatën e Re. Megjithatë, pse Jezui duhej të vuante e pastaj të vdiste? Kemi nevojë ta dimë, pasi vdekja e Jezuit mund të ketë ndikim të thellë në jetën tonë.

Çfarë priste Jezui?

Gjatë vitit të fundit të jetës, Jezui i paralajmëroi disa herë dishepujt për vuajtjet dhe vdekjen që e priste. Kur po shkonte në Jerusalem për të kremtuar Pashkën e tij të fundit, ai u tha 12 apostujve: «Birin e njeriut do ta dorëzojnë në dorë të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje dhe do t’ua dorëzojnë paganëve, që do të tallen me të, do ta pështyjnë, do ta fshikullojnë e do ta vrasin.» * (Marku 10:33, 34) Pse ishte kaq i sigurt për atë që do t’i ndodhte?

Jezui i njihte mirë profecitë e shumta në Shkrimet Hebraike që parathoshin në ç’mënyrë do t’i përfundonte jeta. (Luka 18:31-33) Shqyrtoni disa nga këto profeci bashkë me shkrimet e përmendura që shpjegojnë përmbushjen e tyre.

Mesinë do ta . . .

Te Jezui u përmbushën këto dhe shumë profeci të tjera. Ai nuk ka ndërhyrë në asnjë mënyrë në rrjedhën e ngjarjeve. Fakti që të gjitha këto profeci u përmbushën te Jezui, vërteton se ishte dërguar nga Perëndia. *

Por, pse ishte e nevojshme që Jezui të vuante e të vdiste?

Jezui vdiq që të zgjidhte çështje jetësore.

Jezui ishte i vetëdijshëm për çështjet me rëndësi universale që u ngritën në kopshtin e Edenit. Të ndikuar nga një krijesë e padukshme rebele, Adami dhe Eva zgjodhën të mos i bindeshin Perëndisë. Rebelimi i çiftit vuri në dyshim nëse ishte i drejtë sovraniteti i Perëndisë ose mënyra si sundon. Gjithashtu, mëkati i tyre ngriti dyshime nëse ndonjë njeri do t’i qëndronte besnik Perëndisë nën sprova.Zanafilla 3:1-6; Jobi 2:1-5.

Jezui dha përgjigjen më vendimtare për të dyja çështjet: sovranitetin e Jehovait dhe integritetin  e njeriut. Duke u bindur në mënyrë të përsosur «deri në vdekje, . . . në një shtyllë torture», Jezui mbështeti sovranitetin e Perëndisë. (Filipianëve 2:8) Për më tepër, Jezui provoi se një njeri i përsosur mund të mbajë integritet të përsosur ndaj Jehovait, pavarësisht nga sprovat më të rënda.

Jezui vdiq që të shpengonte njerëzimin.

Profeti Isaia kishte parathënë se vuajtjet dhe vdekja e Mesisë së premtuar do të shlyenin mëkatet e njerëzve. (Isaia 53:5, 10) Jezui e kuptonte qartë këtë dhe me gatishmëri e dha «shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz». (Mateu 20:28) Vdekja e tij flijuese hapi rrugën që njerëzit e papërsosur të kishin marrëdhënie të mirë me Jehovain dhe të shpëtonin nga mëkati e vdekja. Vdekja e Jezuit na krijon mundësinë që të rifitojmë atë që humbën Adami dhe Eva: mundësinë e jetës së përhershme në kushte të përsosura në tokë. *Zbulesa 21:3, 4.

Çfarë mund të bësh?

Në këtë seri artikujsh kemi shqyrtuar çfarë thotë Bibla për Jezuin—nga erdhi, si jetoi dhe pse vdiq. Njohja e këtyre të vërtetave për Jezuin jo vetëm që na fashit konceptet e gabuara për të, por mund të bëjë edhe më tepër. Kur veprojmë në përputhje me to, kjo mund të çojë në bekime—një jetë më e mirë tani dhe jetë e përhershme në të ardhmen. Bibla na thotë çfarë duhet të bëjmë nëse duam t’i gëzojmë dobi të tilla.

  • Mëso më tepër për Jezu Krishtin dhe rolin që ka në qëllimin e Jehovait.GJONI 17:3.

  • Trego besim te Jezui dhe bëje të qartë në jetën tënde se e pranon si Shpëtimtar.GJONI 3:36; VEPRAT 5:31.

Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmojnë me kënaqësi që të mësosh më tepër për Jezu Krishtin, ‘Birin e vetëmlindur’ të Perëndisë, nëpërmjet të cilit mund të marrim dhuratën e ‘jetës së përhershme’.Gjoni 3:16.

^ par. 5 Shpesh, Jezui e quante veten «Biri i njeriut». (Mateu 8:20) Kjo shprehje tregon jo vetëm që ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës, por edhe që ishte ‘biri i njeriut’ që përmendet në profecitë biblike.Danieli 7:13, 14.

^ par. 13 Për më shumë informacion rreth profecive që u përmbushën te Jezui, shih shtojcën me temë «Jezu Krishti—Mesia i premtuar» te libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

^ par. 17 Për më shumë informacion rreth vlerës flijuese të vdekjes së Jezuit, shih kapitullin 5 me titull «Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë», të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?