Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 Mëso nga Fjala e Perëndisë

Kush është Jezu Krishti?

Kush është Jezu Krishti?

Ky artikull ngre pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Kush është Jezu Krishti?

Ndryshe nga ndonjë njeri tjetër, Jezui ka jetuar në qiell si krijesë e padukshme para se të lindte në tokë. (Gjoni 8:23) Ai ishte krijimi i parë i Perëndisë dhe ndihmoi në krijimin e të gjitha gjërave të tjera. Është i vetmi që u krijua drejtpërdrejt nga Jehovai dhe prandaj quhet Biri ‘i vetëmlindur’ i Perëndisë. Jezui shërbeu si Zëdhënësi i Perëndisë, prandaj quhet edhe «Fjala».Gjoni 1:1-3, 14; lexo Proverbat 8:22, 23, 30; Kolosianëve 1:15, 16.

2. Pse erdhi në tokë Jezui?

Perëndia e dërgoi në tokë të Birin duke e transferuar jetën e tij nga qielli në barkun e një virgjëreshe judeje, që quhej Maria. Kështu që Jezui nuk kishte baba njerëzor. (Luka 1:30-35) Jezui erdhi në tokë (1) që të mësonte të vërtetën për Perëndinë, (2) të linte një shembull në bërjen e vullnetit të Perëndisë dhe (3) të jepte jetën e tij të përsosur si «shpërblesë».Lexo Mateun 20:28; Gjoni 18:37.

3. Pse kemi nevojë për një shpërblesë?

Një shpërblesë është çmimi që paguhet për ta çliruar një individ nga skllavëria. Vdekja dhe plakja nuk ishin pjesë e qëllimit fillestar që Perëndia kishte për njerëzimin. Si e dimë këtë? Perëndia i tha njeriut të parë, Adamit, se, po të kryente atë që Bibla e quan mëkat, do të vdiste. Në qoftë se Adami nuk do të kishte mëkatuar, nuk do të kishte vdekur kurrë. Edhe pse jeta e Adamit u shua shekuj më vonë, ai nisi të vdiste që nga dita kur nuk iu bind Perëndisë. (Zanafilla 2:16, 17; 5:5) Adami ua përçoi të gjithë pasardhësve mëkatin dhe dënimin për të, vdekjen. Kështu, vdekja «hyri» në botën e njerëzimit nëpërmjet Adamit. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për një shpërblesë.Lexo Romakëve 5:12; 6:23.

 4. Pse vdiq Jezui?

Kush mund ta paguante shpërblesën që të na çlironte nga vdekja? Kur vdesim, e paguajmë dënimin vetëm për mëkatet tonë. Asnjë njeri i papërsosur s’mund të paguajë për mëkatet e të tjerëve.Lexo Psalmin 49:7-9.

Meqë Jezui nuk trashëgoi papërsosmërinë nga një baba njerëzor, ai nuk vdiq për mëkatet e tij, por për mëkatet e të tjerëve. Perëndia e dërgoi të Birin që të vdiste për ne si shprehje e dashurisë së Tij të jashtëzakonshme për njerëzimin. Edhe Jezui shfaqi dashuri për ne duke iu bindur të Atit dhe duke dhënë jetën e tij për mëkatet tona.Lexo Gjonin 3:16; Romakëve 5:18, 19.

5. Çfarë po bën tani Jezui?

Jezui shëroi të sëmurët, ringjalli të vdekurit dhe dha jetën për të shpëtuar njerëzit nga mëkati dhe vdekja. Me këto ai tregoi çfarë do të bënte në fund për gjithë njerëzimin e bindur. (Luka 18:35-42; Gjoni 5:28, 29) Pasi Jezui vdiq, Perëndia e ringjalli si krijesë të padukshme në qiell. (1 Pjetrit 3:18) Pastaj, Jezui priti në të djathtën e Perëndisë derisa Ai i dha fuqi për të sunduar si Mbret në tërë tokën. (Hebrenjve 10:12, 13) Tani Jezui po sundon si Mbret në qiell dhe dishepujt e tij në tokë po e shpallin në mbarë botën lajmin e mirë.Lexo Danielin 7:13, 14; Mateun 24:14.

Së shpejti, Jezui do ta përdorë fuqinë si Mbret për t’u dhënë fund të gjitha vuajtjeve dhe atyre që i shkaktojnë. Miliona veta që tregojnë besim te Jezui dhe i binden atij, do ta gëzojnë jetën në një parajsë në tokë.Lexo Psalmin 37:9-11.

Miliona veta që tregojnë besim te Jezui dhe i binden atij, do ta gëzojnë jetën në një parajsë në tokë