Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Miti 6: Perëndia miraton përdorimin e shëmbëlltyrave dhe të ikonave në adhurim

Miti 6: Perëndia miraton përdorimin e shëmbëlltyrave dhe të ikonave në adhurim

Nga e ka origjinën ky mit?

«Të krishterët e parë nuk i përdornin shëmbëlltyrat në adhurim. . . . Pranimi i shëmbëlltyrave në kishë në shekujt e 4-t dhe të 5-të, u justifikua me teorinë se njerëzit e paditur mund t’i mësonin më mirë me anë të tyre faktet për krishterimin, sesa nga predikimet ose librat.»Cyclopedia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature, nga Meklintok dhe Strong, vëllimi 4, faqet 503 dhe 504.

Çfarë thotë Bibla?

«Mos bëj kurrfarë idhulli, as farë përfytyrimi të gjërave që janë lart në qiell, as të gjërave që janë poshtë mbi tokë, as të gjërave që janë në ujë nën tokë. Mos i adhuro ato as mos u jep farë nderimi.» (Dalja 20:4, 5, Simon Filipaj) Apostulli Gjon u shkroi të krishterëve të shekullit të parë: «Fëmijë të vegjël, ruhuni nga idhujt.»1 Gjonit 5:21.

A janë shëmbëlltyrat, siç thonë kishat, thjesht një mjet për t’iu afruar dhe për të nderuar personin që paraqitin? The Encyclopedia of Religion thotë: «Në fillim shëmbëlltyrat mund të kenë shërbyer kryesisht për qëllime didaktike [mësimore] dhe dekorative; të paktën ky ishte justifikimi për përdorimin e tyre. Por duhet pranuar se shpejt ato filluan të përdoreshin si objekte adhurimi. Kjo ishte e vërtetë sidomos për ikonat që u bënë veçoria kryesore e Ortodoksisë Lindore.» Megjithatë, profeti Isaia me të drejtë bëri pyetjen: «Kë të gjeni që t’i përngjasë Hyjit? O ç’shembëllesë mund t’i vëni përbri?»Isaia 40:18, Simon Filipaj.

Krahasoni këto vargje biblike: Isaia 44:13-19; Veprat 10:25, 26; 17:29; 2 Korintasve 5:7

E VËRTETA:

Perëndia nuk e miraton përdorimin e shëmbëlltyrave dhe të ikonave

HIDHNI POSHTË MITET, KAPUNI FORT PAS SË VËRTETËS

Ç’përfundim mund të nxjerrim nga ky shqyrtim i shkurtër i miteve që shumë kisha u mësojnë ende njerëzve? Këto ‘përralla [greqisht mýthos] të sajuara me mjeshtri’ nuk mund të krahasohen me të vërtetat e thjeshta dhe ngushëlluese të Biblës.2 Pjetrit 1:16, Diodati i Ri.

Prandaj, me mendje të hapur mos ngurroni të krahasoni atë që keni mësuar, me Fjalën e Perëndisë—burimin e së vërtetës. (Gjoni 17:17) Atëherë, për ju do të dalë i vërtetë ky premtim: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.»Gjoni 8:32.