Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

A duhet t’i luten të krishterët Jezu Krishtit?

Jo. Jezui na mësoi t’i lutemi Jehovait dhe na la modelin kur ai vetë iu lut të Atit. (Mat. 6:6-9; Gjoni 11:41; 16:23) Prandaj, dishepujt e hershëm iu lutën Perëndisë dhe jo Jezuit. (Vep. 4:24, 30; Kolos. 1:3)—1/1, faqja 14.

Ç’mund të bëjmë çdo vit që të përgatitemi për Përkujtimin e vdekjes së Jezuit?

Diçka që mund të bëjmë është të ndjekim programin e leximit të Biblës që lidhet me këtë rast. Gjithashtu mund të përpiqemi të zgjerojmë shërbimin gjatë kësaj periudhe, si dhe të lutemi e të mendojmë rreth shpresës që na ka dhënë Perëndia.—15/1, faqet 14-16.

Si shkuan gjërat për dy të burgosurit egjiptianë që i treguan Jozefit ëndrrat e tyre misterioze?

Jozefi i tha kryekupëmbajtësit të faraonit se do të kthehej në pozitën e mëparshme. Kurse ëndrra e kryebukëpjekësit nënkuptonte se faraoni do ta vriste e do ta varte në një shtyllë. Të dyja interpretimet dolën të vërteta. (Zan. 40:1-22)—1/2, faqet 12-14.

Çfarë surprize iu bë vëllezërve në Japoni?

Ata morën një broshurë që përmbante librin e Mateut nga Përkthimi Bota e Re. E kanë ofruar në shërbim, dhe mjaft veta që s’dinë shumë për Biblën e kanë pranuar.—15/2, faqja 3.

Cilat rrethana në shekullin e parë favorizuan përhapjen e lajmit të mirë?

Falë stabilitetit që krijoi Pax Romana, kishte më pak luftëra. Dishepujt e hershëm mund të udhëtonin në një rrjet të mirë rrugor. Greqishtja flitej gjerësisht, duke lehtësuar kështu predikimin edhe mes judenjve të shpërndarë në mbarë perandorinë. Për më tepër dishepujt mund të përdornin ligjin romak në mbrojtje të lajmit të mirë.—15/2, faqet 20-23.

Pse të krishterët e vërtetë s’i festojnë Pashkët?

Jezui u kërkoi dishepujve të kremtonin vdekjen e tij e jo ringjalljen. (Luka 22:19, 20)—1/3, faqja 8.

Pse vitet e fundit në botimet tona flitet rrallë për modele profetike dhe për plotësime?

Bibla thotë se disa individë ishin modele profetike të diçkaje më të madhe. Një shembull të tillë e gjejmë te Galatasve 4:21-31. Përveç këtyre rasteve bëjmë mirë të mos sajojmë e të mos përcaktojmë modele profetike. Megjithatë mund të nxjerrim mësime nga individë dhe ngjarje të përmendura në Bibël. (Rom. 15:4)—15/3, faqet 17, 18.

Pse është me interes të veçantë një copëz e lashtë papirusi që u gjet në një kapicë plehrash në Egjipt?

Shekullin e kaluar u gjet një copëz papirusi që përmban pjesë nga ungjilli i Gjonit. Ajo mund të datojë vetëm disa dekada pasi Gjoni shkroi librin, dhe përmbajtja e saj vërteton saktësinë e tekstit që kemi sot, diçka që thekson se Bibla është e besueshme.—1/4, faqet 10, 11.

Pse përjashtimi i një keqbërësi të papenduar është një masë e dashur?

Bibla flet për hapin serioz të përjashtimit, i cili mund të na sjellë dobi. (1 Kor. 5:11-13) Ai nderon emrin e Jehovait, mbron kongregacionin e pastër dhe mund ta sjellë në vete keqbërësin.—15/4, faqet 29, 30.