Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A mundet një pemë e prerë të mbijë sërish?

A mundet një pemë e prerë të mbijë sërish?

KRAHASUAR me cedrin madhështor të Libanit, ulliri me trungun e tij gunga-gunga mbase s’duket edhe aq mbresëlënës. Por pemët e ullirit kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u mbijetuar kushteve të motit dhe disa janë afro 1.000-vjeçare. Falë rrënjëve goxha të shtrira, pema e ullirit mund të ripërtërihet edhe kur trungu është shkatërruar. Për sa kohë të mbeten gjallë rrënjët, pema do të mugullojë sërish.

Patriarku Job ishte i bindur që edhe po të vdiste, do të kthehej prapë në jetë. (Jobi 14:13-15) Për të shprehur besimin e patundur se Perëndia ishte i aftë ta ringjallte, përdori si ilustrim një pemë—ndoshta një pemë ulliri. Jobi tha: «Edhe për një pemë ka shpresë. Nëse pritet, ajo mbin sërish.» Kur bien shira pas një thatësire të madhe, trungu i tharë i ullirit mund të marrë jetë rishtas. Rrënjët mund të lëshojnë filiza, të nxjerrin «degë si bimë e re».Jobi 14:7-9.

Ashtu si një kultivues mezi pret të buisë prapë jeta nga rrënjët e një ulliri të prerë, edhe Perëndia Jehova ka mall e mezi pret t’i kthejë në jetë shërbëtorët e tij e plot të tjerë që kanë vdekur. (Mat. 22:31, 32; Gjoni 5:28, 29; Vep. 24:15) Si do të bëhemi me krahë kur të mirëpresim ata që do të kthehen në jetë e t’i shohim ta gëzojnë jetën sërish!