Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Kur «u predikoi [Jezui] frymërave në burg»? (1 Pjet. 3:19)

Duket se ca kohë pasi u ringjall, Jezui u shpalli frymërave të liga ndëshkimin më se të merituar që do të merrnin.15/6, faqja 23.

Cilat janë tri vështirësi që duhen kapërcyer që ta bësh të suksesshme martesën e dytë?

Ato janë: martesa e parë të mos eklipsojë martesën e tanishme; lidhjet me miqtë e vjetër që nuk e njohin mirë bashkëshortin tënd të ri; të kesh besim te bashkëshorti i tanishëm edhe nëse i pari ishte jobesnik.1/7, faqet 9-10.

Kur i gjykon Jezui njerëzit si dele a cjep? (Mat. 25:32)

Jezui do t’i gjykojë njerëzit gjatë shtrëngimit të madh, pasi të shkatërrohet feja e rreme.15/7, faqja 6.

Kur do të kërcëllijnë dhëmbët ata që bëjnë paligjshmëri, të përmendur në shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrave? (Mat. 13:36, 41, 42)

Gjatë shtrëngimit të madh kur ta kuptojnë se nuk mund t’i shpëtojnë shkatërrimit.15/7, faqja 13.

Kur u përmbushën fjalët e Jezuit për skllavin e besueshëm e të matur? (Mat. 24:45-47)

Filluan të përmbusheshin pas vitit 1914 e jo në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Më 1919, skllavi u emërua mbi shërbëtorët e shtëpisë, ku bëjnë pjesë të gjithë të krishterët që ushqehen frymësisht.15/7, faqet 21-23.

Kur e emëron Jezui skllavin e besueshëm mbi gjithë zotërimet e veta?

Kjo do të ndodhë në të ardhmen, gjatë shtrëngimit të madh, kur skllavi i besueshëm të marrë shpërblimin në qiell.15/7, faqja 25.

A janë lënë pa emër disa personazhe në Bibël ngaqë ishin të këqij ose të parëndësishëm?

Nuk mund ta themi këtë. Në Bibël janë lënë pa emër disa që ishin të mirë dhe disa që ishin të këqij. (Rutha 4:1-3; Mat. 26:18) Vetëm dy engjëjve besnikë ua dimë emrat.1/8, faqja 10.

Përveç fuqisë nga Perëndia, çfarë i ndihmoi 230 Dëshmitarët e Jehovait t’i mbijetonin marshimit të gjatë nga kampi i përqendrimit i Zaksenhauzenit?

Edhe pse të dobësuar nga mungesa e bukës dhe sëmundjet, ata vazhduan të inkurajonin njëri-tjetrin që të ecnin para.15/8, faqja 18.

Pse na jep zemër tregimi për kalimin e Izraelit përmes lumit Jordan për në Tokën e Premtuar?

Edhe pse në atë kohë lumi kishte dalë nga shtrati, Jehovai ndaloi rrjedhën e tij që populli i vet të kalonte. Kjo duhet t’u ketë forcuar besimin dhe sigurinë te Jehovai, edhe ne mund të marrim zemër nga tregimi.15/9, faqja 16.

Çfarë del në pah nga përmendja e shpeshtë e ngjyrave në Bibël?

Përdorimi i ngjyrave në Bibël tregon sa mirë e kupton Perëndia reagimin emocional të njerëzve ndaj ngjyrave dhe që ato mund të na ndihmojnë të kujtojmë gjërat.1/10, faqet 14-15.

Si po përmbushet sot profecia te Mikea 5:5 për dukët dhe barinjtë?

Kuptojmë se ‘shtatë barinjtë dhe tetë dukët’ të përmendur te Mikea 5:5 përfaqësojnë pleqtë e emëruar në kongregacion, të cilët forcojnë popullin e Perëndisë për sulmin e ardhshëm të parathënë kundër tyre.15/11, faqja 20.

Cilat janë disa arsye pse kemi nevojë për Perëndinë?

Kemi nevojë për drejtim të mirë dhe përgjigje për pyetjet që na shqetësojnë. Të dyja këto na i siguron Perëndia. Ai na ofron ndihmë që të jetojmë mirë dhe të lumtur, prandaj do të plotësojë premtimet në Fjalën e tij.1/12, faqet 4-6.