Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

A është e përshtatshme që prindërit e krishterë të ulen bashkë me një fëmijë të përjashtuar në mbledhjet e kongregacionit?

Nuk ka pse të shqetësohemi tepër për vendin ku ulet një i përjashtuar në Sallën e Mbretërisë. Kjo revistë ka bërë çmos t’i nxitë prindërit e krishterë të ndihmojnë frymësisht fëmijën e përjashtuar që jeton ende me ta, nëse kjo duket e përshtatshme. Siç tregohet në revistën Kulla e Rojës, të 15 nëntorit 1988, faqet 19 e 20, anglisht, prindërit madje mund të studiojnë Biblën me një të mitur të përjashtuar që jeton me ta. Shpresohet që kështu fëmija të marrë inkurajimin e nevojshëm që të kthejë rrugë. *

Kur bëhet fjalë për vendet për t’u ulur në Sallën e Mbretërisë, është e arsyeshme që i mituri i përjashtuar edhe mund të ulet qetë-qetë me prindërit. Meqë nuk kërkohet që një i përjashtuar të ulet në fund të sallës, s’ka asgjë të gabuar që fëmija i përjashtuar të ulet pranë prindërve, kudo që të ulen ata. Përderisa prindërit kujdesen për gjendjen frymore të fëmijës, patjetër që duan të sigurohen se po përfiton sa më shumë nga mbledhjet. Për këtë, mund të jetë e dobishme nëse fëmija ulet me ta dhe nuk rri i pashoqëruar në një vend tjetër.

Po nëse fëmija i përjashtuar nuk jeton më me prindërit? A do të ndikonte kjo rrethanë te vendi ku mund të ulet? Në të kaluarën botimet tona kanë treguar qartë qëndrimin e duhur që duhet të përpiqet të mbajë një i krishterë kur bëhet fjalë për shoqërimin me një të afërm të përjashtuar që nuk jeton në të njëjtën shtëpi. * Megjithatë, rasti kur një i përjashtuar ulet qetësisht pranë ndonjë të afërmi gjatë mbledhjes ndryshon krejtësisht nga rasti kur të afërmit kërkojnë mundësi të shoqërohen me të pa qenë nevoja. Nëse pjesëtarët besnikë të familjes mbajnë qëndrimin e duhur ndaj të afërmit të përjashtuar dhe përpiqen të respektojnë këshillat biblike për shoqërimin me të, nuk duket se ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar.1 Kor. 5:11, 13; 2 Gjon. 11.

Përderisa një i përjashtuar sillet siç duhet, nuk ka pse të shqetësohemi nëse ai ulet pranë një të afërmi ose ndonjë pjesëtari të kongregacionit. Po të vihen kufizime për vendin ku ulen të përjashtuarit, mund të lindin lloj-lloj problemesh, në varësi të rrethanave. Nëse kjo nuk po bëhet shkak pengese për vëllezërit dhe nëse të gjithë të pranishmit, përfshirë të afërmit besnikë, përpiqen të respektojnë parimet biblike për përjashtimin, nuk ka pse të merakosemi tepër për vendin ku ulen ata që ndjekin mbledhjet e krishtere. *

^ par. 3 Shih edhe revistën Kulla e Rojës të 1 tetorit 2001, faqet 16-18.

^ par. 5 Shih Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1981, faqet 29 dhe 30, anglisht dhe librin Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë, faqet 207-209.

^ par. 6 Kjo përditëson atë që thuhej në Kullën e Rojës të 1 prillit 1953, faqja 223, anglisht.