A është rindërtuar ndonjëherë tempulli në Jerusalem pas vitit 70 të e.s.?

JEZUI shpalli se nuk do të mbetej gur pa u rrëzuar nga tempulli i Jehovait, një profeci që u përmbush kur ushtria romake nën komandën e Titit shkatërroi Jerusalemin në vitin 70 të e.s. (Mat. 24:2) Më vonë, perandori Jul planifikoi ta rindërtonte tempullin.

Për Julin thuhet se ishte perandori pagan i fundit i Romës. Ky nip i Kostandinit të Madh mori arsimimin e ashtuquajtur të krishterë. Megjithatë, pasi u shpall perandor më 361 të e.s., hodhi poshtë publikisht këtë arsimim dhe formën e korruptuar të krishterimit në atë kohë, duke mbajtur anën e paganizmit. Librat e historisë i referohen atij si «Apostati».

Juli ndiente neveri për krishterimin. Një arsye e fortë mund të jetë se, kur ishte 6 vjeç, pa teksa përfaqësuesit e kësaj feje i vranë të atin dhe të afërmit. Sipas historianëve të kishës, Juli i nxiti judenjtë të rindërtonin tempullin, duke menduar se kështu do të provonte se Jezui ishte profet i rremë. *

S’ka dyshim se Juli planifikoi të rindërtohej tempulli. Por historianët debatojnë nëse ai nisi punën për rindërtimin dhe, nëse po, çfarë e bëri që ta ndërpriste. Një gjë është e sigurt. Juli u vra në më pak se dy vjet pasi mori fronin, dhe projekti mori fund bashkë me të.

Pamje kompjuterike e tempullit në ditët e Jezuit montuar mbi fotografinë e vendndodhjes së sotme

^ par. 5 Jezui nuk tha se tempulli nuk do të rindërtohej kurrë, por se do të shkatërrohej, dhe kështu ndodhi në vitin 70 të e.s.