A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Si mund të shmangim zjarrin e të folurit të pakontrolluar?

Duhet të shqyrtojmë zemrën. Në vend që të jemi kritikë ndaj një vëllai, pse të mos analizojmë atë që fshihet pas qëndrimit tonë? Mos ndoshta po e kritikojmë që të dukemi më të mirë? Për më tepër, duke qenë kritikë, mund ta keqësojmë një situatë të nderë.​—15/​8, faqja 21.

Si pasqyronte pikëpamjen e Perëndisë për gratë Ligji që i dha Perëndia Izraelit?

Gratë izraelite gëzonin mjaft liri dhe arsimoheshin. Ato duheshin nderuar e respektuar dhe të drejtat e tyre duheshin mbrojtur.​—1/​9, faqet 5-7.

Cilat ngjarje presim ndërsa afrohet dita e Jehovait?

Do të dëgjohet shpallja «Paqe dhe siguri!» Kombet do të sulmojnë dhe do të shkatërrojnë Babiloninë e Madhe. Do të nisë një sulm kundër popullit të Perëndisë. Do të bëhet lufta e Harmagedonit e pas saj, Satanai dhe demonët do të hidhen në humnerë.​—15/​9, faqja 4.

Si nxjerrim dobi ngaqë nuk e dimë se kur do të vijë fundi?

Duke mos e ditur ditën ose orën e saktë, mund të zbulojmë se çfarë kemi në zemër. Gjithashtu, kemi mundësi t’ia gëzojmë zemrën Perëndisë. Nxitemi të bëjmë një jetë vetëmohuese dhe të mbështetemi më plotësisht te Perëndia dhe te Fjala e tij. Për më tepër, vështirësitë e tanishme mund të na rafinojnë.​—15/​9, faqet 24-25.

Si mund të përdorim Zanafillën 3:19 për të arsyetuar me dikë që beson te ferri i zjarrtë?

Ky varg thotë se, pas vdekjes, Adami do të kthehej në pluhur e jo se do të shkonte në një ferr të zjarrtë.​—1/​10, faqja 13.

Cilët përfaqësojnë ‘shtatë yjet’ në dorën e djathtë të Jezuit, që përmenden te Zbulesa 1:16, 20?

Përfaqësojnë mbikëqyrësit e mirosur nga fryma dhe, në kuptim më të gjerë, të gjithë mbikëqyrësit në kongregacione.​—15/​10, faqja 14.

Si mund t’i përballojë borxhet një familje?

Çifti duhet të flasë hapur dhe me qetësi për borxhet. Mund të jetë një ndihmë për ta nëse analizojnë buxhetin aktual. A mund t’i shtojnë të ardhurat ose të pakësojnë shpenzimet familjare? Duhet të vendosin se cilat borxhe do të shlyejnë në fillim, mbase duke bërë marrëveshje me kreditorët. Por duhet të jenë realistë dhe t’i japin parasë rëndësinë e duhur. (1 Tim. 6:8)​—1/​11, faqet 19-21.

Si e shfaqi Jezui qëndrimin e përulur për të cilin flet Isaia 50:4, 5?

Këto vargje thonë se ai që kishte ‘gjuhën e të mësuarve, nuk do të shkonte në drejtim të kundërt’. Jezui shfaqi një qëndrim të përulur duke dëgjuar me vëmendje atë që i mësonte Ati. Ai ishte i etur e i gatshëm të mësonte nga Jehovai dhe vëzhgonte me vëmendje se si Perëndia i tregonte mëshirë me përulësi njerëzimit mëkatar.​—15/​11, faqja 11.

Në ç’mënyrë një pullë poste përkujtimore në Estoni dëshmon për integritetin e Dëshmitarëve të Jehovait?

Në vitin 2007, Posta Kombëtare e Estonisë nxori një pullë poste që përkujtonte gjenocidin stalinist ndaj estonezëve. Ajo kishte numrin 382 që i referohej numrit të Dëshmitarëve e të fëmijëve të tyre që u internuan më 1951 në kampet e punës në viset e thella të Rusisë.​—1/​12, faqet 27-28.