Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Çfarë janë ‘kapari’ dhe ‘vula’ që merr nga Perëndia çdo i krishterë i mirosur?​—2 Kor. 1:21, 22.

Në të kaluarën, një unazë me vulë që linte shenjë mbi argjilë a dyll përdorej për të treguar vërtetësinë e një dokumenti

Kapari: Sipas një vepre referimi, termi grek i përkthyer «kapar» te 2 Korintasve 1:22 ishte «një term teknik ligjor dhe tregtar» që do të thotë «paradhënie, depozitë, parapagesë, gjë e lënë peng, që paguan paraprakisht një pjesë të çmimit, e kështu sigurohet e drejta ligjore për të pasur objektin në fjalë ose për ta bërë të vlefshme një kontratë». Në rastin e të mirosurve, pagesa e plotë, ose shpërblimi, përshkruhet te 2 Korintasve 5:1-5 dhe përfshin të veshin një trup të paprishshëm qiellor. Shpërblimi përfshin edhe të marrin dhuratën e pavdekësisë.​—1 Kor. 15:48-54.

Në greqishten e sotme përdoret një shprehje e ngjashme për unazën e fejesës. Ky është një përshkrim i goditur për ata që do të bëhen pjesë e gruas së figurshme të Krishtit.​—2 Kor. 11:2; Zbul. 21:2, 9.

Vula: Në të kaluarën, një vulë përdorej si një shenjë që provonte të drejtën e pronësisë, vërtetësinë e diçkaje a se ishte bërë një marrëveshje. Në rastin e të mirosurve, ata ‘janë vulosur’ në kuptimin e figurshëm nga fryma e shenjtë si zotërim i Perëndisë. (Efes. 1:13, 14) Megjithatë, kjo vulosje bëhet e përhershme ose pak kohë para se i mirosuri të vdesë besnik, ose pak para se të shpërthejë shtrëngimi i madh.​—Efes. 4:30; Zbul. 7:2-4.