MËNGJESIN e së mërkurës të 24 janarit 2018, familjet Bethel të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë u gëzuan kur dëgjuan një njoftim special: Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait iu shtua një anëtar i ri, vëllai Keneth Kuk i Riu.

Vëllai Kuk lindi dhe u rrit në zonën jugqendrore të Pensilvanisë, SHBA. Ai e mësoi të vërtetën nga një shok klase pak para se të mbaronte shkollën e mesme dhe u pagëzua më 7 qershor 1980. Nisi shërbimin e plotkohor si pionier i rregullt më 1 shtator 1982. Pasi shërbeu si pionier për dy vjet, e ftuan në Bethel. Shërbimin në Bethel e filloi më 12 tetor 1984 në Uollkill, Nju-Jork.

Gjatë 25 viteve pasuese, vëllai Kuk shërbeu në caktime të ndryshme në Shtypshkronjë dhe në Zyrën e Bethelit. Me të shoqen, Xhejmin, u martua në vitin 1996, dhe ajo nisi të shërbente bashkë me të në Uollkill si bethelite. Në dhjetor të 2009-s, vëllai dhe motra Kuk u transferuan në Qendrën e Arsimimit Watchtower në Paterson, Nju-Jork, ku vëllai Kuk u caktua të punonte në Repartin e Korrespondencës për Pyetjet Biblike. Në prill 2016, pas një kthimi të shkurtër në godinën e Uollkillit, vëllai dhe motra Kuk u transferuan në Bruklin, Nju-Jork. Pesë muaj më vonë, ata u transferuan në selinë botërore në Uoruik, Nju-Jork. Në janar të vitit 2017, vëllai Kuk u emërua ndihmës i Komitetit të Shkrimit të Trupit Udhëheqës.