Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë është Harmagedoni?

Disa mendojnë se . . .

do të jetë një shkatërrim global nga armët bërthamore ose nga rrënimi i mjedisit. Po ti, si mendon?

Bibla thotë:

Harmagedoni është vendi simbolik i ‘luftës së ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’, pra lufta kundër të ligjve.​—Zbulesa 16:14, 16.

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Zoti do të bëjë luftën e Harmagedonit që ta shpëtojë tokën nga rrënimi që i kanë shkaktuar njerëzit, jo që ta rrënojë.​—Zbulesa 11:18.

  • Lufta e Harmagedonit do t’u japë fund të gjitha luftërave.​—Psalmi 46:8, 9.

A mund të mbijetojmë nga lufta e Harmagedonit?

Si mendon?

  • Po

  • Jo

  • Ndoshta

Bibla thotë:

‘Një shumicë e madhe’ njerëzish nga të gjitha kombet do t’i mbijetojë ‘shtrëngimit të madh’ që do të mbarojë me luftën e Harmagedonit.​—Zbulesa 7:9, 14.

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Zoti do që në Harmagedon të shpëtojnë sa më shumë veta të jetë e mundur. Ai i shkatërron të ligjtë vetëm kur s’ka zgjidhje tjetër.​—Ezekieli 18:32.

  • Bibla shpjegon si të mbijetojmë në Harmagedon.​—Sofonia 2:3.