Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | KATËR KALORËSIT​—SI NDIKOJNË TE TI?

Katër kalorësit dhe ti

Katër kalorësit dhe ti

Katër kuajt e fuqishëm nisen me galop, ndërsa toka gjëmon nën thundrat e tyre. Ata dhe kalorësit e tyre krijojnë një skenë kaq të gjallë, sa duket sikur dalin nga faqet e Biblës. Kali i parë është i bardhë: mbi të një mbret i lavdishëm i sapokurorëzuar. Pas tij vjen një kalë i kuq flakë, kalorësi i të cilit i heq paqen gjithë tokës. Atë e ndjek një kalë i tretë sterrë i zi. Kalorësi i tij mban në dorë një peshore ndërsa dëgjohet një mesazh i mjerueshëm se ushqimet bazë mungojnë. Kurse kali i katërt është tepër i zbehtë, lajmëtar i sëmundjes dhe i rreziqeve të tjera vdekjeprurëse, të cilin e kalëron vetë Vdekja. Dhe Hadesi, varri i përbashkët i njerëzimit, i ndjek nga afër, duke mbledhur viktimat e panumërta.​—Zbulesa 6:1-8.

«Herën e parë që lexova për katër kalorësit, më zuri frika. M’u duk sikur po vinte Dita e Gjykimit dhe, ngaqë nuk isha gati, nuk do të mbijetoja.»​—Kristali.

«U magjepsa kur lexova për katër kalorësit mbi kuajt me ngjyra. Kur mësova domethënien e vegimit, e gjitha mori kuptim.»​—Edi.

Po ti, si ndihesh për katër kalorësit e Apokalipsit? Si Kristali apo si Edi? Sidoqoftë, kalërimi epik i atyre katër kalorësve është një nga skenat më të njohura të Zbulesës, librit të fundit të Biblës. A e di se mund të nxjerrësh dobi po ta kuptosh këtë vegim? Si? Zoti premton se mund të gjesh lumturinë e vërtetë duke lexuar, duke mësuar dhe duke jetuar sipas asaj që është shkruar në këtë libër profetik.​—Zbulesa 1:1-3.

Edhe pse vegimi i katër kalorësve mund t’i frikësojë disa, ai nuk ka këtë qëllim. Në fakt, miliona veta kanë kuptuar se ky vegim u forcon besimin, madje u jep shpresë për një të ardhme të shkëlqyer. Mund të ketë të njëjtin ndikim edhe te ti. Prandaj, të lutemi, vazhdo leximin.