A do të ketë ndonjëherë drejtësi të vërtetë në tokë?

Si mendon?

  • Po

  • Jo

  • Ndoshta

Bibla thotë:

«Unë e di mirë se Jehovai do ta mbrojë çështjen e të munduarit, drejtësinë e të varfrit.» (Psalmi 140:12) Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe të vërtetë në tokë.

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Zoti i sheh padrejtësitë sot në botë dhe do t’i ndreqë.​—Eklisiastiu 5:8.

  • Drejtësia e Perëndisë do të sjellë paqe e siguri.​—Isaia 32:16-18.

A miraton Perëndia vetëm disa grupe njerëzish?

Disa mendojnë se Zoti ka bekuar disa grupe njerëzish, por ka mallkuar të tjera; kurse disa mendojnë se Ai i trajton të gjithë njësoj. Po ti, si mendon?

Bibla thotë:

«Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:34, 35) Në sytë e Perëndisë, të gjithë janë njësoj.

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Bibla ka «një lajm të mirë» për ‘çdo komb, fis, gjuhë dhe popull’.​—Zbulesa 14:6.