A po jetojmë «në ditët e fundit»?

Si mendon?

  • Po

  • Jo

  • Ndoshta

Bibla thotë:

«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar.» (2 Timoteut 3:1) Profecitë biblike dhe ngjarjet e tanishme e identifikojnë kohën tonë si «ditët e fundit».

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Ditët e fundit do të karakterizoheshin nga luftëra, zi buke, tërmete dhe epidemi sëmundjesh vdekjeprurëse.Mateu 24:3, 7; Luka 21:11.

  • Gjatë ditëve të fundit shoqëria njerëzore do të përjetonte një krizë të thellë morali e besimi.2 Timoteut 3:2-5.

Ç’e ardhme e pret njerëzimin?

Disa mendojnë . . . se ditët e fundit do të mbarojnë me shkatërrimin e tokës dhe të njerëzimit, ndërsa të tjerë shpresojnë që kushtet të përmirësohen. Po ti, si mendon?

Bibla thotë:

«Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»Psalmi 37:29.

Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?

  • Ditët e fundit do të mbarojnë me zhdukjen e plotë të ligësisë.1 Gjonit 2:17.

  • Toka do të kthehet në parajsë.Isaia 35:1, 6.