Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Si mendon?

Si mendon?

A mund të të ndihmojë Bibla të bëhesh mik i Perëndisë?

DISA MENDOJNË . . .

se nuk mund të bëhen miq të Zotit ngaqë ndihen mëkatarë ose të papastër në sytë e tij. Të tjerë thonë se ai nuk do t’ia dijë për ne. Po ti, si mendon?

BIBLA THOTË:

«Të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me [Perëndinë].» (Proverbat 3:32) Po t’i bindemi Perëndisë, mund të bëhemi miq të tij.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Perëndia dëshiron të jetë Miku ynë.​—Jakovi 4:8.

  • Si Miku ynë, ai është gati të na ndihmojë e të na falë.​—Psalmi 86:5.

  • Miqtë e Perëndisë duan çfarë do ai dhe urrejnë çfarë urren ai.​—Romakëve 12:9.