Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Mikroorganizma që shpërbëjnë naftën

Mikroorganizma që shpërbëjnë naftën

NË VITIN 2010, thuajse pesë milionë fuçi (800 milionë litra) nafte të papërpunuar u derdhën në gjirin e Meksikës pasi shpërtheu dhe u fundos një kullë shpimi. E megjithatë, brenda pak muajsh, pjesa më e madhe e ndotjes u zhduk. Si ka mundësi?

Shqyrto faktet: Zbulimet shkencore kanë treguar se një larmi bakteresh të detit mund të shpërbëjnë zinxhirët e gjatë të molekulave me përmbajtje karboni që gjenden te nafta. Profesor Teri Hejzeni, mikrobiolog ambientalist, i përshkruan këta organizma si «raketa naftëkërkuese». Një pjesë e pastrimit në gjirin e Meksikës, që përshkruhet në fillim, ndodhi falë këtyre gjallesave.

Një raport i BBC-së thotë për këtë: «Në njëfarë kuptimi nuk habitemi që deti strehon mikrobe të etura për naftë.» Në fund të fundit, për epoka të tëra «oqeanet vetvetiu kanë nxjerrë naftë nga shtrati i tyre».

Kuptohet që përpjekjet njerëzore për të pastruar naftën e derdhur kanë njëfarë rezultati. Gjithsesi, edhe përpjekjet më të mira të njeriut në këtë drejtim më shumë kanë sjellë dëme, se dobi. Preparatet kimike shpërbërëse pengojnë proceset natyrore që shpërbëjnë naftën. Përveç kësaj, këto preparate janë toksike dhe kanë pasoja afatgjata te mjedisi. Kurse, falë aftësisë së natyrës për të shpërbërë naftën, pjesë e së cilës janë edhe mikrobet e etura për naftë, deti arrin të aktivizojë një proces vetëpastrues pa efektet anësore të metodave artificiale. *

Si mendon? A erdhi rastësisht në ekzistencë aftësia shpërbërëse e mikroorganizmave detarë? Apo është projektuar?

^ par. 6 Është akoma tepër herët për të kuptuar pasojat afatgjata që mund të ketë në jetën detare katastrofa në gjirin e Meksikës.