Bibla paratha se Mesia do të vinte në botë e do t’i çlironte njerëzit nga sëmundjet, vuajtjet dhe vdekja. A është Jezu Krishti Mesia?

Si do ta dallonin njerëzit Mesinë?

Sipas profecive biblike, Mesia, ose Krishti, do të kishte dy role të ndryshme të ndara nga një periudhë e gjatë kohore. * Në rolin e parë do të ishte njeri. Prandaj, që të dallohej qartë, shkrimtarët e Biblës parathanë shumë aspekte të jetës e të shërbimit të tij. Në fakt, qëllimi kryesor i profecive biblike është ‘dëshmia për Jezuin’.Zbulesa 19:10.

Kur ishte njeri, Jezui bëri në një masë të vogël atë që do të bëjë në shkallë globale si krijesë frymore e fuqishme

ÇFARË THOTË BIBLA:

Mesia do të . . .

Jezui i përmbushi të gjitha këto profeci, e madje shumë të tjera. Gjithashtu, shëroi të sëmurë dhe ringjalli të vdekur. Në këtë mënyrë, jo vetëm na dha mjaft prova se ishte Mesia, por na dha edhe një bazë të fortë për t’u besuar premtimeve të Biblës se këto gjëra do t’i bëjë në shkallë globale në të ardhmen. (Luka 7:21-23; Zbulesa 21:3, 4) Pas ringjalljes, Jezui u ul ‘në të djathtën’ e Zotit, duke pritur kohën e caktuar për të që të përfundonte detyrën si Mesia.Psalmi 110:1-6.

«Kur të mbërrijë Krishti, mos do të kryejë më shumë shenja nga sa ka kryer ky njeri?!»Gjoni 7:31.

 Si do ta përfundojë Mesia caktimin e tij?

Judenjtë në ditët e Jezuit pritnin që Mesia t’i çlironte nga sundimi romak dhe të qeveriste në një mbretëri të rivendosur të Izraelit. (Veprat 1:6) Dishepujt judenj të Jezuit e kuptuan më vonë se ai do ta plotësonte rolin e tij nga qielli si krijesë e fuqishme frymore e veshur me autoritet të madh.Mateu 28:18.

ÇFARË THOTË BIBLA:

Në rolin e dytë, Mesia do të . . .

Jezui e përmbushi rolin e parë si Mesia. Ai do të përmbushë edhe të dytin. Prandaj, të mençurit e studiojnë nga afër jetën e Jezuit, sepse ai tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta.»Gjoni 14:6.

«Në ditët e tij, i drejti do të lulëzojë, dhe paqja do të jetë pa fund derisa të mos ketë më hënë. Do të ketë nënshtetas . . . deri në skajet e tokës.»Psalmi 72:7, 8.

^ par. 5 Fjala «Mesia» ka origjinë hebraike. «Krisht» është ekuivalenti i saj në gjuhën greke.Gjoni 1:41.

^ par. 7 Vargjet e para këtu tregojnë profecinë, kurse të dytat përmbushjen.