PARIMI BIBLIK: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi.»Hebrenjve 13:4.

DOBITË: Disa mendojnë se këtyre fjalëve u ka ikur koha. Por e kanë shumë gabim. Tradhtia lëndon po aq thellë sot sa edhe kur u shkrua Bibla.Proverbat 6:34, 35.

Xhesi, i cili është edhe bashkëshort, edhe baba, thotë: «Besnikëria në martesë më ka lidhur jashtë mase me gruan dhe na ka bërë më të lumtur. Besimi është tejet i rëndësishëm në martesë. Tradhtia e shkatërron besimin, për të mos përmendur pasojat te fëmijët.»

Ligaja * e vuri në rrezik martesën. Ajo tregon: «Nisa të shoqërohesha me njerëz të këqij, që më përfshinë në jetën e shfrenuar të natës, dhe e tradhtoja burrin.» A e bëri të lumtur kjo lloj jete? Ajo dhe i shoqi ziheshin vazhdimisht, dhe jeta e saj ishte e mjerë. Ligaja shton: «Kur reflektova për të tatëpjetën e sikletshme që kisha marrë, e kuptova sa të drejtë kishin pasur prindërit kur thoshin se ‘shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme’.»1 Korintasve 15:33.

Ligaja vazhdon: «Para se gjërat të përkeqësoheshin, vendosa t’i lija udhët e këqija e të studioja Biblën, këtë herë duke i zbatuar mësimet e saj.» Çfarë arriti nga kjo? E shpëtoi martesën, dhe burri nisi ta trajtonte më me mirëdashje e respekt. Ajo thotë: «Bibla më ndryshoi jetën e nuk më vjen fare keq që hoqa dorë nga udhët e vjetra dhe nga të ashtuquajturit miq.»

^ par. 6 Disa emra janë ndryshuar.