Pritet që feja të jetë nxitje për unitet. Por shpesh ka qenë burim konfliktesh dhe mosbesimi.

Nga bota

Më shumë se treçereku i popullsisë së botës jetojnë në vende ku njerëzit nuk janë plotësisht të lirë ta praktikojnë fenë, qoftë për shkak të politikës vendëse, qoftë për shkak të armiqësive sociale. Në një periudhë pesëvjeçare të kohëve të fundit, thuajse u dyfishua numri i vendeve me incidente ku abuzohej me minoritetet fetare.

PËR TË MENDUAR: Për cilat arsye disa janë armiqësorë ndaj fesë?Mateu 23:27, 28; Gjoni 15:19.

Angli

Ish-kryeministri Toni Bler shkruan në gazetën Observer se «abuzimi i fesë» është një shkak i zakonshëm që fshihet pas akteve të fundit të terrorizmit. Ai shton se «ka pak të ngjarë që betejat e këtij shekulli të jenë produkt i ideologjisë politike ekstremiste—si ato të shekullit të 20-të—por ato fare lehtë mund të luftohen kur bëhet fjalë për çështje të dallimeve kulturore e fetare».

PËR TË MENDUAR: Pse feja është kaq shpesh burim përçarjesh?Marku 7:6-8.

Australi

Zyra Australiane e Statistikave raporton se 1 në 5 australianë pohon se nuk i përket ndonjë feje. Raporti thotë se, edhe po «t’i përkasësh një besimi të caktuar, nuk është njësoj si të marrësh pjesë në aktivitete fetare». Vetëm 15 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave që kanë besimin e tyre, shprehen se marrin pjesë aktivisht në një grup fetar ose shpirtëror.

PËR TË MENDUAR: Çfarë cilësish të këqija duken te një pjesë e mirë e fesë së organizuar sot?Mateu 7:15-20.