Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Kapaciteti ruajtës i ADN-së

Kapaciteti ruajtës i ADN-së

PËRDORUESIT e kompjuterëve krijojnë një sasi marramendëse me të dhëna dixhitale që duhen ruajtur për më vonë nëse u nevojiten. Shkencëtarët shpresojnë të revolucionarizojnë metodat e tanishme për ruajtjen e informacioneve dixhitale, duke imituar një sistem shumë më të sofistikuar për ruajtjen e të dhënave, që gjendet në natyrë—ADN-në.

Shqyrto faktet: ADN-ja, që gjendet në qelizat e gjalla, përmban miliarda pjesëza me informacion biologjik. Nik Goldmani nga Instituti Evropian i Bioinformatikës thotë: «Mund ta nxjerrim nga eshtrat e mamuthëve leshtorë . . . dhe ta deshifrojmë.» Pastaj shton: «Është gjithashtu tmerrësisht e vogël, e ngjeshur dhe nuk ka nevojë për energji që të ruhet, prandaj është kollaj të transportohet dhe të mirëmbahet.» A mund të ruajë ADN-ja të dhëna që krijojnë njerëzit? Studiuesit thonë se po.

Shkencëtarët kanë sintetizuar ADN-në dhe kanë koduar në të tekste, pamje dhe audio, pak a shumë si i ruajnë të dhënat në median dixhitale. Më vonë, studiuesit arritën ta deshifronin informacionin me 100 për qind saktësi. Shkencëtarët besojnë se me kalimin e kohës, duke përdorur këtë metodë, 1 gram ADN artificiale mund të ruajë të dhënat e 3.000.000 CD-ve dhe gjithë ky informacion mund të ruhet për qindra, në mos për mijëra vjet. Ky sistem mund të ketë kapacitet të ruajë arkivin dixhital të të gjithë botës. Prandaj ADN-ja është quajtur «hardisku ideal».

Si mendon? A erdhi me evolucion kapaciteti ruajtës i ADN-së apo është projektuar?