Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Dëgjimi i mprehtë i karkalecit të blertë

Dëgjimi i mprehtë i karkalecit të blertë

KARKALECI i blertë i shkurreve i Amerikës së Jugut (Copiphora gorgonensis) i ka veshët më pak se një milimetër të gjatë, e megjithatë ngjajnë shumë me mënyrën si punojnë veshët e njeriut. Ky insekt kap një gamë të gjerë frekuencash nga goxha largësi. Për shembull, bën dallimin mes tingujve të një karkaleci tjetër si ai dhe ultratingujve të lakuriqit të natës kur gjuan prenë.

VESHI I KARKALECIT TË BLERTË

Shqyrto faktet: Veshët e këtij karkaleci ndodhen te dy këmbët e parme. Ashtu si ndodh me veshët e njeriut, edhe veshët e karkalecit e kapin tingullin, e përpunojnë dhe përcaktojnë frekuencën. Por shkencëtarët kanë zbuluar një organ të veçantë brenda veshit të këtij insekti—një zgavër të mbushur me lëng të ngjeshur, e cila ngjan me një tullumbace të zgjatur. Ky organ, i cili quhet edhe flluska akustike, vepron si kërmilli i veshit te gjitarët, por është shumë më i vogël. Falë flluskës akustike, karkaleci i blertë ka dëgjim të mprehtë.

Profesor Daniel Roberti i Universitetit të Bristolit, në Shkollën e Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se ky zbulim do t’i ndihmojë inxhinierët «të krijojnë pajisje më të vogla e më cilësore për kapjen e tingujve në imitim të gjallesave». Gjithashtu, studiuesit mendojnë se kjo do të ndihmojë teknologjinë inxhinierike të ultratingujve në të ardhmen, përfshirë sistemet e imazherisë në spitale.

Si mendon? A erdhi me evolucion sistemi i dëgjimit të mprehtë i karkalecit të blertë? Apo është projektuar?