Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Arktik

«Vëllimi i akullit në verë është sa një e katërta e vëllimit të 30 viteve më parë»,—thotë Piter Uadamsi, profesor i fizikës së oqeaneve në Universitetin e Kembrixhit, Britani. Në vitin 2012, rreth 50 anije kanë përdorur Rrugën Detare të Veriut e cila është hapur si pasojë e ngrohjes globale.

Nga bota

Është zbuluar se, pas lindjes, në qumështin e gjirit të nënave gjenden mbi 700 lloje bakteresh—më shumë nga sa prisnin ekspertët. Kërkuesit janë duke punuar ende për të përcaktuar dobitë e këtyre baktereve në sistemin imunitar dhe tretës te të porsalindurit.

Britani

Në një studim eksperimental të kryer nga shkencëtarë britanikë, doli se shoferët e sëmurë me grip kishin reflekse më të ngadalta se ata që ishin nën efektin e alkoolit.

Republika Demokratike e Kongos

Në Afrikë po ndodh ajo që disa e quajnë një masakër «pa precedent», vrasja çdo vit e dhjetëra mijë elefantëve për fildishin e tyre. Në një rast, disa elefantë ishin qëlluar në majë të kokës, me sa duket nga një helikopter.

Australi

Këto 27 vitet e fundit, Barriera e Madhe Koralore ka humbur gjysmën e koraleve të saj të gjalla. Për këtë, shkencëtarët fajësojnë kryesisht ciklonet tropikale, përhapjen e yllit të detit të llojit ‘kurora me gjemba’ [Acanthaster planci] dhe zbardhjen e koraleve si pasojë e rritjes së temperaturës së oqeanit.