Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Penda notuese e balenës me gungë

Penda notuese e balenës me gungë

BALENA me gungë bëhet më e madhe dhe më e rëndë se një autobus urban. Megjithatë, ky gjitar i stërmadh zhytet dhe kthehet me shkathtësi të paparë. Si e arrin këtë zhdërvjelltësi? Një nga sekretet qëndron te pendët e dhëmbëzuara.

Shqyrto faktet: Shumë balena dhe cetace të tjera e kanë të lëmuar skajin e përparmë të pendëve. Por balena me gungë është ndryshe. Ka dhëmbëzime tepër të mëdha (të quajtura gungëza) në skajin e përparmë të pendëve. Ndërsa noton, uji kalon te dhëmbëzat dhe kanalizohet duke krijuar mijëra shtjella. Ky efekt i gungave i jep balenës forcë ngritëse duke e lejuar ta kthejë pendën me kënd të gjerë pa humbur shpejtësi. Sa më i gjerë të jetë këndi, aq më shumë dhëmbëzimet sfidojnë rezistencën e ujit, dhe kjo i favorizon mjaft pendët e gjata të balenës që janë gati sa një e treta e gjatësisë së saj.

Studiuesit po e shfrytëzojnë këtë koncept për të bërë më cilësorë timonët e anijeve, turbinat me ujë e me erë dhe fletët e helikës së helikopterit.

Si mendon? A erdhi me evolucion penda e balenës me gungë? Apo është projektuar?