Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Mund t’ia dalësh mbanë!

Mund t’ia dalësh mbanë!

«Lumturohem kur krejt papritur dy vajzat e mia përkëdhelen pas meje si kotele dhe më thonë: ‘Të kemi shumë xhan, mami!’»​—ANA, NËNË E VETME NË POLONI.

«Më kënaqet shpirti sa herë fëmijët tregojnë mirënjohje për gjërat që bëj për ta. Nganjëherë më japin dhurata të vogla, si ndonjë vizatim që e kanë bërë vetë. Kjo ma shpërblen njëqindfish çfarëdo sakrifice.»​—MASIMO, BABA I VETËM NË ITALI.

«Kur ndonjëherë ndihem përtokë, një nga djemtë më hidhet në qafë, më puth e më thotë se më do shumë.»​—JASMINA, NËNË E VETME NË AFRIKËN E JUGUT.

KËTO janë vetëm disa nga komentet e dhjetëra prindërve të vetëm që morën pjesë në një anketë ndërkombëtare të Zgjohuni! Shumë nga prindërit e vetëm, kryesisht nëna, thanë se do të donin përkrahjen që mund t’ua jepte vetëm një shok jete i dashur. * Megjithatë, fjalët e tyre të sinqerta tregojnë edhe se janë përshtatur mirë me rrethanën ku gjenden.

Çfarë i ka ndihmuar këta prindër jo vetëm të përshtaten, por edhe ta përmbushin me sukses këtë rol të vështirë? Në artikujt vijues do të shohim shumë sugjerime praktike, pohime të sinqerta, si dhe disa parime të rëndësishme që i kanë ndihmuar ditë pas dite. Nëse je prind i vetëm, shpresojmë që këta artikuj të të ndihmojnë jo vetëm t’ia dalësh mbanë në këtë rol aspak të lehtë, por edhe ta plotësosh me gëzim e kënaqësi. Pa diskutim, kjo mund të jetë një sfidë e madhe në botën e sotme të pasigurt që ndryshon me ritme të shpejta. *

Artikujt do të përqendrohen në gjashtë aspekte. Si prind i vetëm, si mund

  1.   të kërkosh më shumë mbështetje
  2.   të komunikosh sa më mirë me fëmijët
  3.   të vësh përparësitë e duhura
  4.   të vësh kufij të qartë për sjelljen
  5.   të vendosësh vlera të shëndosha
  6.   ta bësh Perëndinë pjesë të familjes

^ par. 5 Në mbarë botën, shumica e prindërve të vetëm janë gra, siç do të pasqyrohet edhe në këtë seri artikujsh.

^ par. 6 Shumë nga parimet që përmenden në këtë seri artikujsh mund të jenë të dobishme edhe për familjet që i kanë të dy prindërit.