Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Bashkoni figurat me vargjet

Lexoni Zanafillën 1:1-31. Bashkoni me një vijë çdo figurë me vargun e përshtatshëm biblik. (Figurat nuk janë të renditura sipas radhës.)

PËR TË DISKUTUAR:

 

Pse themi që ditët e krijimit nuk ishin ditë 24-orëshe?

E DHËNË: Lexoni Zanafillën 2:4; Psalmin 90:4.

Çfarë mësoni për Jehovain nga veprat e tij të krijimit?

E DHËNË: Lexoni Psalmin 115:16; Romakëve 1:20; 1 Gjonit 4:8; Zbulesën 4:11.

AKTIVITET SI FAMILJE:

 

Planifikoni një ekskursion me familjen me qëllimin që të mësoni diçka. Për shembull, mund të vizitoni një kopsht zoologjik, një kopsht botanik ose një planetarium që të mësoni hollësi për kafshët, bimët ose planetët tuaj të preferuar. Pastaj flitni si familje për atë që mësuat rreth Jehovait duke vëzhguar krijimin e tij.

 Koleksiononi dhe mësoni

FLETË BIBLIKE 23 JONATANI

PYETJE

  1. A. Jonatani ishte djali më i madh i ․․․․․.
  2. B. E vërtetë apo e rreme? Jonatanit i gjuajti me heshtë i ati.
  3. C. Kë donte në mënyrë të veçantë Jonatani dhe pse?

TË DHËNA:

Edhe pse ishte trashëgimtari i fronit dhe ndoshta 30 vjet më i madh se Davidi, Jonatani e mbështeti Davidin si mbreti i emëruar nga Perëndia. (1 Samuelit 23:15-18) Madje vuri jetën në rrezik që ta mbronte Davidin nga Sauli, babai xheloz i Jonatanit. (1 Samuelit 20:1-42) Shembulli i përulësisë së Jonatanit na mëson që edhe ne të gëzojmë kur të tjerët bekohen nga Perëndia.

PËRGJIGJET

  1. A. mbretit Saul.​—1 Samuelit 14:47, 49.
  2. B. E vërtetë.​—1 Samuelit 20:33.
  3. C. Davidin. Ai vuri re guximin dhe dashurinë e Davidit për Jehovain kur luftoi me Goliadin.​—1 Samuelit 17:1–18:4.

Popuj dhe vende

 Quhemi Pie Son Aung dhe Su Mja Jadëna Luin. Jemi 11 dhe 7 vjeç. Jetojmë në Mjanmar. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Mjanmar? 3.600, 6.300 apo 10.000?

 Cila pikë tregon vendin ku jetojmë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Mjanmarit jeni.

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

 PËRGJIGJET

  1.   1 bashkohet me DH.
  2.   2 bashkohet me B.
  3.   3 bashkohet me A.
  4.   4 bashkohet me D.
  5.   5 bashkohet me C.
  6.   6 bashkohet me Ç.
  7.   3.600.
  8.   Ç.