Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

«Afro gjysma e rasteve të diagnostikuara me kancer në [Mbretërinë e Bashkuar] çdo vit, gjithsej mbi 130.000 raste, shkaktohen nga vese që mund të shmangeshin, si duhani, pijet dhe ushqimet jo të shëndetshme.»​—BBC NEWS, BRITANI.

«Tregtia e paligjshme kolosale dhe gjithnjë e më tinëzare e krimit të organizuar [po] zhduk kafshët më të dashura në botë . . . në një shkallë të paparë ndonjëherë.»​—SHOQATA PËR MBROJTJEN E NATYRËS, SHBA.

Njerëzit që shohin mesatarisht gjashtë orë televizor në ditë, mund të jetojnë 4,8 vjet më pak se ata që nuk shohin fare. Me fjalë të tjera, çdo orë e kaluar para televizorit i shkurton jetën rreth 22 minuta një të rrituri që bën jetë sedentare.​BRITISH JOURNAL OF SPORTS MEDICINE, BRITANI.

Në Gjermani, mbi 90 për qind e grave shtatzënë me fëmijë të diagnostikuar me sindromin Daun, zgjedhin të abortojnë.​—DER TAGESSPIEGEL, GJERMANI.

Stresi në qytetet e mëdha

Sipas revistës polake Przekrój, studimet tregojnë se «banorët e qyteteve të mëdha reagojnë më agresivisht nën stres, sesa ata të qyteteve të vogla». «Në qytetet e mëdha njerëzit ekspozohen ndaj shumë faktorëve stresues,—shpjegon psikoterapisti Mieçislav Jaskulski i Laboratorit Psikoedukativ të Varshavës.—Për banorët e qyteteve të mëdha, rreziku i krizave të ankthit është 21 për qind më i madh sesa për ata që jetojnë në fshat, kurse rreziku për luhatjet e humorit është 39 për qind më i madh.» Po cila është zgjidhja? Siç thotë revista e mësipërme, «mos u mërzitni për gjërat që nuk varen nga ju», «lëreni punën në punë», «dilni për shëtitje» dhe «mos kini frikë të merrni pushime».

Sa informacion ruhet në Facebook?

Një student austriak i juridikut donte të dinte sa nga të dhënat e tij ishin ruajtur në rrjetin shoqëror më të madh në botë, gjatë tri viteve të anëtarësisë së tij, prandaj kërkoi një kopje. Facebook i dërgoi një CD që përmbante 1.222 faqe me informacione. Siç pohon gazeta gjermane Der Tagesspiegel, studenti tha: «Ishte ruajtur çdo gjë: çdo mesazh, çdo bisedë, përfshirë edhe informacione delikate për shokët.» Ishin ruajtur edhe informacione që ai ishte i sigurt që i kishte fshirë.