Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Kërko ndihmë

Kërko ndihmë

Të kesh njerëz që të ndihmojnë, është jo vetëm e rëndësishme kur je në shkollë, por edhe e domosdoshme në çdo gjë që do të bësh kur të rritesh.

KUSH mund të të ndihmojë që t’ia dalësh mbanë në shkollë?

Familja.

«Kur kisha nevojë për ndihmë me detyrat e shtëpisë,—thotë Bruna 18-vjeçare nga Brazili,—babi më shpjegonte mësimin dhe më bënte pyetje ndihmëse. Pastaj më linte t’i gjeja vetë përgjigjet.» *

Këshillë: Si fillim, pyet prindin nëse ka qenë mirë në një lëndë që për ty është e vështirë. Në rast se po, mund të jetë personi i duhur për të të ndihmuar.

Mësuesit.

Shumica e mësuesve kënaqen kur shohin se një nxënës dëshiron vërtet të mësojë dhe do të të ndihmonin me kënaqësi.

Këshillë: Thjesht thuaji mësuesit: «E kam shumë të vështirë këtë lëndë, por dua ta përvetësoj mirë. Çfarë më këshillon?»

Miqtë.

Ndoshta mund të të ndihmojë një mik i besuar i familjes. Kjo mund të të sjellë dobi të dyfishtë: së pari do të marrësh ndihmën e duhur dhe së dyti do të mësosh të mbështetesh te dikush në rast nevoje, një mësim që do të të shërbejë kur të rritesh. Në fakt, suksesi në shumicën e rasteve vjen kur punohet si skuadër, jo vetëm.​—Proverbat 15:22.

Këshillë: Pyeti prindërit se kush mund të të ndihmojë.

Përfundimi: Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh ndihmë.

Pse të mos fillosh që tani? Shkruaj në letër dy ose tre shembuj të mirë, njerëz që ti i admiron. A mund të të ndihmojë ndonjëri prej tyre me mësimet?

^ par. 4 Edhe vëllai ose motra më e madhe mund të të ndihmojë.